Lindita Nikolla

Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

A A A

Lindita Nikolla lindi në Tiranë, më 22 tetor 1965. Ajo është e martuar me z. Ligor Nikolla dhe ka një vajzë që quhet Livia.

Në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, Universiteti i Tiranës dhe në korrik 2010, ka kryer studimet Master në Administrim Publik, drejtimi pushtet ekzekutiv, pranë Albanian University.

Ajo ka hyrë në politikë në vitin 2003, ku gjatë viteve 2003-2006 është zgjedhur si Këshilltare e Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr.1, Tiranë. Znj. Nikolla është zgjedhur për dy mandate në periudhën 2007-2011 dhe 2011-2013, Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr.1 Tiranë. Në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ajo zgjidhet deputete e qarkut të Tiranës. Gjatë periudhës shtator 2013 – maj 2017 ka ushtruar detyrën e Ministres së Arsimit dhe Sportit. Në qershor të 2017-ës zgjidhet deputete e qarkut Lezhë.

Prej shtatorit të vitit 2007, znj. Nikolla është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Në vitin 2006 ajo ka përfunduar Akademinë për Udhëheqësi dhe Reformë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (NDI) në Tiranë dhe në qershor të vitit 2008 ka kryer Akademinë mbi Policimin Komunitar dhe Qeverisjen Vendore në Universitetin e Pitsburgut, SHBA. Znj. Nikolla ka kryer gjithashtu një sërë kualifikimesh në menaxhimin e shkollës dhe mësimdhënien e matematikës, si dhe për fuqizimin e gruas në vendimmarrje.

Znj. Nikolla zotëron gjuhën angleze dhe njeh gjuhën frënge dhe italiane.