Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në kushtet e reja të përmirësimit të treguesve makroekonomikë dhe të rritjes së të ardhurave, qeveria ka miratuar gjatë muajit dhjetor vendimin, i cili lidhet me pagesën e ushqimit për çdo punonjës të Policisë së Shtetit për gjatë gjithë kohës së ushtrimit të detyrës së tij, pra përgjatë orarit të punës. Dhe po ashtu, për gjatë gjithë kohës kur bëhet fjalë për angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në misione, operacione apo edhe në përballimin e situatave të emergjencave civile.

Vendimi parashikon pagesën e 118 mijë lekëve të reja për çdo punonjës të policisë që është detyrimi për vitin 2023.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës si dhe efektivët e Forcave të Armatosura janë mes kategorive të cilët përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit.

Si shpërblim të veçantë punonjësit e shërbimit zjarrfikës do të marrin një pagë shtesë. Ndërsa të gjithë zjarrfikësit shqiptarë të angazhuar në misionin për t’u ardhur në ndihmë shtetit dhe popullit grek gjatë përballjes me situatën e vështirë të zjarreve gjatë kësaj vere, për ta, shpërblimi do të jetë dy paga mujore.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.