Qeveria
Qeveritë mbahen mend për udhëheqësit e tyre dhe kursin që kanë vendosur ata gjatë kohës kur kanë drejtuar vendin. Qeveria e parë shqiptare daton më 4 dhjetor 1912, e kryesuar nga Ismail Qemali. Me ngritjen e flamurit në Vlorë, në 28 nëntor 1912, Ismail Qemali zgjidhet kryeministër, duke u bërë i pari kryeministër në historinë e Shqipërisë. Më poshtë informacion mbi qeveritë shqiptare ndër vite duke kaluar nëpër faza të ndryshme politike, institucionale duke reflektuar zhvillimet historike, sociale dhe ekonomike të vendit.