Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE)

Bashkëpunim për rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian

 

Çfarë është PPIE?

Video Ilustruese – Platforma e Partneritetit për Integrimin Europian (PPIE)

Sipas Kreut IX, pika 1, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 749, datë 19.12.2018: “Informimi, konsultimi, komunikimi dhe përfshirja e shoqërisë civile, grupeve të interesit, sindikatave, botës akademike dhe organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe në procesin e stabilizim-asociimit realizohen nëpërmjet Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian”

 

Kuadri Ligjor

Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE) parashikohet si një nga strukturat përgjegjëse për procesin e negociatave.

Strukturat dhe procedurat e funksionimit të saj përcaktohen nga legjislacioni i mëposhtëm:

  • VKM nr. 749, datë 19.12.2018, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e Traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”
  • Urdhri i Kryeministrit nr. 113, datë 30.08.2019, “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian”

 

Funksionimi

Në bazë të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 113, datë 30.08.2019, Kreu II, pika 1 (b), ‘’Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian organizohet në 33 Tryeza të Diskutimit dhe Këshillimit, të cilat krijohen në mënyrë analoge me kapitujt e “acquis” të Bashkimit Evropian’’

Klikoni mbi institucionin për të marrë më shumë informacion rreth pjesëmarrjes.

 

Kapitulli Emri i Kapitullit Institucioni Përgjegjës
1 Lëvizja e Lirë e Mallrave Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
2 Lëvizja e Lirë e Punëtorëve
3 E Drejta e Vendosjes dhe Liria për të Ofruar Shërbime
4 Lëvizja e Lirë e Kapitalit Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit &
Banka e Shqipërisë
5 Prokurimi Publik Agjencia e Prokurimit Publik
6 Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
7 E Drejta e Pronësisë Intelektuale
8 Politika e Konkurrencës Autoriteti i Konkurrencës
9 Shërbimet Financiare Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
10 Shoqëria e Informacionit dhe Media Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë & AKSHI
11 Bujqësia dhe Zhvillimi Rural Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
12 Politikat e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
13 Peshkimi
14 Politika e Transportit Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
15 Energjia
16 Tatimet Ministria e Financave
17 Politika Ekonomike dhe Monetare Banka e Shqipërisë
18 Statistikat INSTAT
19 Politikat Sociale dhe të Punësimit Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit &
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
20 Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
21 Rrjetet Transevropiane Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
22 Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
23 Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore Ministria e Drejtësisë
24 Drejtësia, Liria dhe Siguria Ministria e Brendshme
25 Shkenca dhe Kërkimi Shkencor Ministria e Arsimit
26 Arsimi dhe Kultura
27 Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike Ministria e Mjedisit
28 Mbrojtja e Konsumatorit dhe e Shëndetit Publik Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale & Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
29 Bashkimi Doganor Ministria e Financave
30 Marrëdhëniet me jashtë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme & Ministria e Ekonomisë dhe Inovacioni
31 Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
32 Kontrolli Financiar Ministria e Financave
33 Dispozitat Financiare dhe Buxhetore

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.