Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Maj 2026:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 3268, FSHATI SAVËR, NJËSIA ADMINISTRATIVE LUSHNJË, BASHKIA LUSHNJË, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “3X ENERGY”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në zonën kadastrale 3268, fshati Savër, njësia administrative Lushnjë, Bashkia Lushnjë, Qarku Fier, nga shoqëria “3X ENERGY”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “3X ENERGY”, sh.p.k.;
b) Numri i identifikimit personal të zyrës së taksave NIPT/NUIS: M53804401H;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 70 MW;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndertimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në zonën kadastrale 3268, fshati Savër, njësia administrative Lushnjë, Bashkia Lushnjë, Qarku Fier;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “3X ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin që:
i. të paraqesë periodikisht, çdo tre muaj, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës, ndërmjet shoqërisë “3X ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) %, të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “3X ENERGY”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 2806, NJËSIA ADMINISTRATIVE SARANDË, BASHKIA SARANDË, QARKU VLORË, NGA SHOQËRIA “PARK SOL ENERGY”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në zonën kadastrale 2806, njësia administrative Sarandë, Bashkia Sarandë, Qarku Vlorë, nga shoqëria “PARK SOL ENERGY”, sh.p.k., me elementet e mëposhtme:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “PARK SOL ENERGY”, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: M24603401S;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 50 MW;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në zonën kadastrale 2806, njësia administrative Sarandë, Bashkia Sarandë, Qarku Vlorë;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit e të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “PARK SOL ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin që:
i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “PARK SOL ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat e detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë, sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “PARK SOL ENERGY”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, ME VENDNDODHJE NË ZONAT KADASTRALE 3572, 3584 DHE 3619, NË NJËSINË ADMINISTRATIVE TËRPAN, BASHKIA POLIÇAN, QARKU BERAT, NGA SHOQËRIA “X ONE”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në zonat kadastrale 3572, 3584 dhe 3619, në njësinë administrative Tërpan, Bashkia Poliçan, Qarku Berat, nga shoqëria “X ONE”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “X ONE”, sh.p.k.;
b) Numri i identifikimit personal të zyrës së taksave NIPT/NUIS: M17925505T;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 54 MW;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në zonat kadastrale 3572, 3584 dhe 3619, në njësinë administrative Tërpan, Bashkia Poliçan, Qarku Berat;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “X ONE”, sh.p.k., ka detyrimin që:
i. të paraqesë periodikisht, çdo tre muaj, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës, ndërmjet shoqërisë “X ONE”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) %, të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “X ONE”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR CAKTIMIN E GJASHTË ANËTARËVE NË PËRBËRJE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, TË PËRZGJEDHUR ME KONKURRIM PUBLIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 29, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e gjashtë anëtarëve në përbërje të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, të përzgjedhur me konkurrim publik, si më poshtë vijon:
a) Znj. Aida Goga;
b) Znj. Majlinda Ziu;
c) Znj. Rudina Osmanaj;
ç) Znj. Tatjana Pone;
d) Znj. Blerina Lala;
dh) Z. Refik Çela.
2. Vendimi nr.67, datë 3.2.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e gjashtë anëtarëve në përbërje të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, të përzgjedhur me konkurrim publik”, i ndryshuar, shfuqizohet.
3. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.385, DATË 10.7.2025, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E PERSONELIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NË PËRBËRJE TË GRUPBATALIONIT SHUMËKOMBËSH TË NATO-S, NË OPERACIONIN E FORCËS SË PËRPARUAR TOKËSORE (FORWARD LAND FORCE), DREJTUAR NGA NATO-JA, NË NOVO SELO, BULLGARI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Fjalia e dytë, e pikës 4, të vendimit nr.385, datë 10.7.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në përbërje të grupbatalionit shumëkombësh të NATO-s, në operacionin e Forcës së Përparuar Tokësore (Forward Land Force), drejtuar nga NATO-ja, në Novo Selo, Bullgari” zëvendësohet me “… Kohëzgjatja për çdo rotacion është deri në 6 (gjashtë) muaj, periudhë së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për marrje dhe dorëzim detyre, si dhe vonesa për transportin strategjik.”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.
3. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.147, DATË 13.3.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “NDËRTIMI I LINJËS 110 KV UNAZA E TIRANËS””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.147, datë 13.3.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Ndërtimi i linjës 110 kV Unaza e Tiranës””, bëhen këto ndryshime:
a) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “ullishte”, me vlerë të përgjithshme prej 818 315.92 (tetëqind e tetëmbëdhjetë mijë e treqind e pesëmbëdhjetë pikë nëntëdhjetë e dy) lekësh.”.
b) Në pikën 4, vlera prej “… 1 378 770.21 (një milion e treqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë pikë njëzet e një) lekësh …” zëvendësohet me “… 818 315.92 (tetëqind e tetëmbëdhjetë mijë e treqind e pesëmbëdhjetë pikë nëntëdhjetë e dy) lekësh …”;
c) Tabela bashkëlidhur vendimit zëvendësohet me tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a.
3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 1, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, si dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.497, DATË 27.7.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN, PËRBËRJEN, ORGANIZIMIN, VEPRIMTARINË DHE RREGULLAT E FUNKSIONIMIT TË KOMITETIT KOMBËTAR PËR ZHVILLIMIN RAJONAL DHE KOHEZIONIN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 4, të nenit 17, të ligjit nr.102/2020, “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.497, datë 27.7.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, përbërjen, organizimin, veprimtarinë dhe rregullat e funksionimit të Komitetit Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin”, bëhen këto ndryshime:
1. Në kreun II bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. KKZHRK-ja drejtohet nga Zëvendëskryeministri, në cilësinë e kryetarit.”.
b) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Përbërja e KKZHRK-së do të jetë e njëjtë me përbërjen e këshillit drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH). Anëtarë të KKZHRK-së janë anëtarët e këshillit drejtues të FSHZH-së, të emëruar sipas përcaktimeve të nenit 10, të ligjit nr.10130, datë 11.5.2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, të ndryshuar.”.
c) Pikat 4, 5 e 7 shfuqizohen.
2. Në kreun III bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 7, fjalët “… ose zëvendëskryetari” hiqen.
b) Pika 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“10. Në varësi të rendit të ditës, me propozim të kryetarit, mund të ftohen të marrin pjesë në mbledhjet e KKZHRK-së përfaqësues të institucioneve qendrore e vendore, përfaqësues nga bordet e monitorimit të zhvillimit rajonal (BMZHR), të ngritura në përputhje me ligjin nr.102/2020, “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, përfaqësues të shoqatave të njësive të vetëqeverisjes vendore, përfaqësues të donatorëve, të institucioneve të Bashkimit Evropian ose aktorë të tjerë të zhvillimit rajonal.”.
3. Pikat 1 e 2, të kreut V, shfuqizohen.
II. Ngarkohen Zëvendëskryeministri, Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin, ministritë e linjës, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE PËR HARTIMIN E PLANIT KOMBËTAR, TË PLANEVE RAJONALE DHE TË PROGRAMIT OPERACIONAL PЁR ZHVILLIMIN RAJONAL E KOHEZIONIN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 8, 12, pika 5, e 13, pika 8, të ligjit nr.102/2020, “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Ky vendim ka si objekt përcaktimin e procedurave për hartimin e Planit Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin (në vijim, PKZHRK), të planeve rajonale për zhvillimin rajonal dhe kohezionin (në vijim, PRZHRK) dhe të programit operacional për zhvillimin rajonal dhe kohezionin (në vijim, POZHRK) të emërtuara bashkërisht si “dokumente të planifikimit e të koordinimit”, me qëllim garantimin e përputhshmërisë së tyre me drejtimet e politikës kombëtare të zhvillimit rajonal e kohezionit nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës.
KREU II
DOKUMENTET E PLANIFIKIMIT E TË KOORDINIMIT DHE PROCEDURA E HARTIMIT
1. PKZHRK-ja dhe POZHRK-ja hartohen nga Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin (KKZHRK) në cilësinë e organit përgjegjës pёr të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. PRZHRK-ja hartohet nga bordi i monitorimit të zhvillimit rajonal përkatës, në cilësinë e organit përgjegjës, në nivelin e kufijve territorialë të rajonit zhvillimor.
3. Në cilësinë e sekretariatit teknik, Fondi Shqiptar i Zhvillimit siguron mbështetje administrative dhe teknike për përgatitjen e këtyre dokumenteve planifikuese e koordinuese.
4. Në kuadër të hartimit të dokumenteve të planifikimit e të koordinimit, organet përgjegjëse, të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij kreu, udhëzojnë punën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për:
a) përgatitjen e analizës mbi gjendjen ekzistuese socioekonomike, territoriale e mjedisore, duke përfshirë vlerësimin e pabarazive ndërmjet rajoneve zhvillimore dhe/apo brenda tyre;
b) përcaktimin e objektivave strategjikë si mekanizëm për të adresuar problemet e identifikuara;
c) përcaktimin e drejtimeve, të prioriteteve dhe të paketave të ndërhyrjeve zhvillimore, që programohen për zbatim;
ç) vlerësimin e nevojave për financim dhe programimin e financimit të brendshëm e të huaj;
d) koordinimin ndërmjet sektorëve dhe institucioneve në nivel qendror e vendor;
dh) realizimin e procesit të konsultimit e të angazhimit të aktorëve dhe partnerëve zhvillimorë në rajone.
5. Dokumentet e planifikimit e të koordinimit hartohen në zbatim të orientimeve të politikës kombëtare të zhvillimit rajonal, duke garantuar përputhshmërinë me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe marrëveshjet e bashkëpunimit e të financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave, Bashkimit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe palëve të tjera, në rastet kur dhe për aq sa ndikojnë në përmbajtjen e këtyre dokumenteve.
6. Dokumentet e planifikimit e të koordinimit i nënshtrohen procesit të konsultimit gjatë fazave të ndryshme të hartimit dhe ndjekin parimin e planifikimit e të koordinimit si proces pune në vazhdimësi, duke reflektuar, sipas rastit, kërkesat që burojnë nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe politika e kohezionit.
7. Organi përgjegjës për hartimin e dokumentit të planifikimit e të koordinimit, në përputhje me parimin e partneritetit, kryen bashkërendimin horizontal ndërmjet autoriteteve/aktorëve kombëtare/ë të zhvillimit sektorial dhe bashkërendimin vertikal ndërmjet autoriteteve/aktorëve kombëtare/ë dhe aktorëve të zhvillimit në nivel vendor e rajonal.
8. Për nevoja të hartimit të PKZHRK-së në nivel kombëtar, KKZHRK-ja mund të ngrejë grupe teknike/tematike pune me përfaqësues nga ministritë e linjës apo institucione të tjera qendrore, rajonale dhe vendore, që janë të përfshira në çështjet e zhvillimit rajonal.
9. Organet përgjegjëse të mbështetura nga sekretariati teknik organizojnë, gjatë hartimit të dokumenteve të planifikimit dhe koordinimit në nivel kombëtar dhe/apo rajonal, konsultime me aktorë të zhvillimit rajonal, nëpërmjet takimeve konsultative, dëgjesave publike, platformave on-line, anketimeve, pyetësorëve apo formave të tjera të vlefshme të konsultimit publik.
KREU III
RISHIKIMI I DOKUMENTEVE TË PLANIFIKIMIT E TË KOORDINIMIT
1. Organi përgjegjës mund të rishikojë dokumentin e planifikimit e të koordinimit të zhvillimit rajonal në rastet:
a) e ndryshimeve në politikat e prioritetet e përgjithshme kombëtare qeverisëse zhvillimore;
b) e ndryshimit të drejtimeve të zhvillimit, të përcaktuar në Dokumentin e Politikës Kombëtare të Zhvillimit Rajonal e Kohezionit;
c) e ndryshimeve të paparashikuara demografike;
ç) e ndryshimeve në situatën sociale, ekonomike, mjedisore apo qeverisëse tё vendit;
d) e situatave të jashtëzakonshme apo të emergjencave kombëtare/rajonale;
dh) e ndarjeve të reja administrative e territoriale.
2. Rishikimi i PKZHRK-së, i PRZHRK-së dhe i POZHRK-së paraprihet nga analiza e ndërmarrë nga organi përgjegjës, duke garantuar përputhshmërinë me përcaktimet në dokumentet pararendëse të një niveli më të lartë hierarkik.
3. Procedura e ndjekur për rishikimin e dokumenteve të planifikimit e të koordinimit është e njëjtë me procedurën e miratimit të tyre, sipas parashikimeve të këtij vendimi.
KREU IV
HARTIMI I DOKUMENTEVE PLANIFIKUESE DHE KOORDINUESE PËR CIKLIN PASARDHËS
1. Hartimi i dokumenteve planifikuese dhe koordinuese për ciklin pasardhës planifikues ndërmerret nga organi përgjegjës të paktën 1 (një) vit përpara përfundimit të periudhës planifikuese paraardhëse.
2. Hartimi i dokumenteve të planifikimit e të koordinimit për ciklin e ri planifikues bëhet duke evidentuar gjetjet dhe mësimet e nxëna gjatë vlerësimit përfundimtar mbi zbatimin e ndikimin e dokumenteve planifikuese në përfundim.
KREU V
DISPOZITA TË FUNDIT
Ngarkohen Zëvendëskryeministri, Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin, bordet e monitorimit të zhvillimit rajonal dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit pёr ndjekjen e zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PROJEKTEVE FITUESE TË FINANCUARA PËR VITIN 2026 NGA FONDI PËR DIGAT DHE TË AUTORITETIT KONTRAKTOR PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE, SIPAS NJËSIVE TË VETËQEVERISJES VENDORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 15, dhe të pikës 10, të aneksit 7, “Fondi për digat”, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës së projekteve fituese të financuara për vitin 2026 nga fondi për digat dhe të autoritetit kontraktor për zbatimin e projekteve, sipas njësive të vetëqeverisjes vendore, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLAVE DHE PROCEDURAVE TË LIDHJES NË RRJETIN E SHPËRNDARJES PËR VETËPRODHUESIT E ENERGJISË SË RINOVUESHME DHE TË SKEMËS SË KOMPENSIMIT TË TYRE, BAZUAR NË METODOLOGJINË E FATURIMIT NETO
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 2 e 3, të nenit 20, të ligjit nr.24/2023, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullave dhe procedurave të lidhjes në rrjetin e shpërndarjes për vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme dhe të skemës së kompensimit të tyre, bazuar në metodologjinë e faturimit neto, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH, sh.a.), Enti Rregullator i Energjisë dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “PËRMIRËSIMI I INFRASTRUKTURËS, KRYESISHT NË ZONAT INFORMALE, “RIKONSTRUKSION I GJENDJES EKZISTUESE TË RRUGËS “ARIF DARDHA””, NË ZONËN KADASTRALE 8527”, BASHKIA ELBASAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Përmirësimi i infrastrukturës, kryesisht në zonat informale, “Rikonstruksion i gjendjes ekzistuese të rrugës “Arif Dardha””, në zonën kadastrale 8527”, Bashkia Elbasan.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Elbasan.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “ullishte” dhe “truall +ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 2 236 667.9 (dy milionë e dyqind e tridhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë pikë nëntë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 2 236 667.9 (dy milionë e dyqind e tridhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë pikë nëntë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Elbasan.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Elbasan.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Elbasan.
8. Bashkia Elbasan kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Elbasan.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Elbasan për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Elbasan për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Elbasan, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Elbasan dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “SISTEMIMI I SHESHIT DHE NDËRTIMI I TREGUT TË FRUTA-PERIMEVE NË LAGJEN “SKËNDER LIBOHOVA”, RRUGA “PAVARËSIA”, BASHKIA LUSHNJË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Sistemimi i sheshit dhe ndërtimi i tregut të fruta-perimeve në lagjen “Skënder Libohova”, rruga “Pavarësia”, Bashkia Lushnjë”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Lushnjë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 3 832 312 (tre milionë e tetëqind e tridhjetë e dy mijë e treqind e dymbëdhjetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 3 832 312 (tre milionë e tetëqind e tridhjetë e dy mijë e treqind e dymbëdhjetë) lekësh përballohet nga buxheti i Bashkisë Lushnjë.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Lushnjë.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Lushnjë.
8. Bashkia Lushnjë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Lushnjë.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lushnjë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Lushnjë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Lushnjë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Lushnjë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lushnjë, si dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I SEGMENTIT RRUGOR DALJE ELBASAN-PËRRENJAS-QAFËTHANË (FAZA II)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i segmentit rrugor dalje Elbasan – Përrenjas – Qafëthanë (faza II)”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “ndërtesë” dhe “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 43 394 574.23 (dyzet e tre milionë e treqind e nëntëdhjetë e katër mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër pikë njëzet e tre) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 43 394 574.23 (dyzet e tre milionë e treqind e nëntëdhjetë e katër mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër pikë njëzet e tre) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
8. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Librazhd, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për Autoritetin Rrugor Shqiptar për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për Autoritetin Rrugor Shqiptar për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Librazhd, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Elbasan dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.335, DATË 6.6.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR REGJISTRIMIN, TË PROCEDURËS DHE KRITEREVE TË VLERËSIMIT TË PRODUKTEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 19, të ligjit nr.105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.335, datë 6.6.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, të procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
a) Pas pikës 3.23, të pikës 3, të kreut I, shtohet pika 3.24, me këtë përmbajtje:
“3.24. “Përdorim i vogël” nënkupton përdorimin e një produkti për mbrojtjen e bimëve në Shqipëri, të caktuar në bimë ose produkte bimore, të cilat janë:
a) jo të kultivuara gjerësisht në Shqipëri ose;
b) të kultivuara gjerësisht për të përmbushur një nevojë të jashtëzakonshme për mbrojtjen e bimëve.”.
b) Pas shkronjës “ç”, të pikës 5.4, të kreut II, shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje:
“d) zgjerimin për përdorimet e vogla, pas paraqitjes së të dhënave, sipas pikave 6 dhe 7, të kreut VI, të këtij vendimi.”.
c) Pas pikës 5, të kreut VI, shtohen pikat 6, 7, 8, 9 dhe 10, me këtë përmbajtje:
“6. Aplikanti ose mbajtësi i dokumentit të regjistrimit, institucionet zyrtare ose shkencore, të përfshira në aktivitetet bujqësore ose organizatat/shoqatat profesionale bujqësore ose përdoruesit profesionistë, mund të kërkojnë që regjistrimi i një PMB-je të regjistruar të shtrihet në përdorime të vogla, që nuk mbulohen nga ai regjistrim.
7. Regjistrimi zgjerohet në përdorime të vogla, me kusht që:
a) përdorimi i synuar është i vogël në natyrë;
b) zgjerimi është në interes të publikut;
c) dokumentacioni dhe informacioni për të mbështetur zgjerimin e përdorimit është dorëzuar nga personat ose nga organet e përmendura në pikën 6, të këtij kreu, veçanërisht, të dhënat mbi nivelin e mbetjeve dhe, kur është e nevojshme, për vlerësimin e riskut për operatorin, punonjësin dhe kalimtarin.
8. Kur miratohet një zgjerim për përdorim të vogël, ministria përgjegjëse për bujqësinë, nëse është e nevojshme, informon aplikantin ose mbajtësin e dokumentit për regjistrim dhe i kërkon atij të ndryshojë etiketimin, në përputhje me rrethanat.
Në rast se aplikanti ose mbajtësi i dokumentit për regjistrim refuzon ta bëjë këtë, ministria përgjegjëse për bujqësinë siguron informimin e përdoruesve nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të ministrisë, duke përfshirë edhe udhëzimet specifike për përdorim.
9. Publikimi zyrtar sipas pikës 8, të këtij vendimi, ose aty ku është e aplikueshme, etiketa duhet të përmbajë një referencë për përgjegjësinë e personit që përdor PMB-në lidhur me dështimet për efikasitetin ose fitotoksicitetin e PMB-së, për të cilin është dhënë përdorimi i vogël.
10. Zgjerimi i përdorimit të vogël shënohet veçmas në etiketë dhe i referohet më vete kufizimeve të përgjegjësisë për efikasitetin ose fitotoksicitetin e PMB-së.”.
ç) Pika 3, e kreut IX, shfuqizohet.
2. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
DHE SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.459,DATË 30.7.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E RAJONEVE TË ZHVILLIMIT DHE KUFIJVE TË TYRE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.102/2020, “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.459, datë 30.7.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rajoneve të zhvillimit dhe kufijve të tyre”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në pikën 1 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
a) Në shkronjën “b” bëhen këto shtesa:
i. Në nënndarjen “i” bëhen shtesat e mëposhtme:
⦁ Pas fjalës “… Bulqizë …” shtohen fjalët “…, Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Gramsh, Cërrik, Peqin e Belsh;”;
⦁ Pas fjalisë së parë shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Territoret që shtrihen në njësitë e vetëqeverisjes vendore të nivelit të parë Tiranë dhe Kamzë identifikohen si zonë metropolitane me karakter të veçantë.”.
ii. Në nënndarjen “ii”, pas fjalës “… Dibër …;” shtohen fjalët “… dhe Elbasan;”.
b) Në shkronjën “c” bëhen këto ndryshime:
i. Në nënndarjen “i”, fjalët “… Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh …” zëvendësohen me “… Gjirokastër, Memaliaj, Tepelenë, Përmet, Këlcyrë, Libohovë, Dropull …”;
ii. Në nënndarjen “ii”, fjala “… Elbasan …” zëvendësohet me “… Gjirokastër …”.
c) Në shkronjën “ç” bëhen këto ndryshime:
i. Në nënndarjen “i”, fjalët “… Gjirokastër, Memaliaj, Tepelenë, Përmet, Këlcyrë, Libohovë, Dropull …” hiqen;
ii. Në nënndarjen “ii”, fjala “… Gjirokastër …” hiqet.
2. Aneksi 1, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me aneksin 1 me të njëjtin titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
II. Ngarkohen Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ministritë e linjës, njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe subjektet e tjera përgjegjëse të përcaktuara në nenin 7, të ligjit nr.102/2020, “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË TË DISA PASURIVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË ZONAT KADASTRALE 3866 DHE 2105, KASHAR, BASHKIA TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 27, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të neneve 5, 7 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të pasurive të paluajtshme shtetërore në zonat kadastrale 3866 dhe 2105, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, pjesë e listës së pasurive të shpallura “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik (TEDA) Tiranë”, sipas të dhënave të kartelave të pasurive dhe të hartave kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit ose të tjetërsojë pasuritë e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.
3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË GJIROKASTËR TË PASURISË ME NR.10/175, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 8542
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 7 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin në pronësi të Bashkisë Gjirokastër të pasurisë me nr.10/175, me vendndodhje në zonën kadastrale 8542, sipas formularit dhe planit të rilevimit, që i bashkëlidhen këtij vendimi, për t’u përdorur si qendër multifunksionale kulturore dhe teknologjike.
2. Bashkisë Gjirokastër i ndalohet ta tjetërsojë dhe të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pasurisë, të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi.
3. Ngarkohen Bashkia Gjirokastër dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
***
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.