Në Tiranë u prezantua projekti HHH (Health Hub Hospital), një qendër e re spitalore që do të zhvillohet nga Grupi San Donato, për të ofruar shërbime të avancuara shëndetësore sipas standardeve europiane.
Projekti parashikon ndërtimin e një strukture moderne, e specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive komplekse, duke synuar njëkohësisht të forcojë kapacitetet e sistemit shëndetësor në Shqipëri dhe të konsolidojë rolin e vendit si një qendër rajonale e shërbimeve shëndetësore në Ballkanin Perëndimor.
Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe italiane, drejtues të Grupit San Donato, si dhe përfaqësues të komunitetit mjekësor.
***
Fjala e Kryeministrit Edi Rama: Si gjithmonë, sa herë që kemi italianë mes nesh dhe në Tiranë, unë do të flas në italisht sepse pikë së pari, dua që ata të ndihen si në shtëpinë e tyre dhe e dyta, nuk i zë besë përkthyesit të gjuhës italisht.
Filloj me një falënderim shumë të sinqertë sepse nuk ka kaluar shumë kohë, po ka kaluar faktikisht pak kohë nga momenti që u takuam me dirigjentin e madh të orkestrës së grupit ‘’San Donato’’ dhe të grupit ‘’GKSD’’, vëllain tim dhe mikun tim Kamel dhe shtrënguam duart e i dhamë njëri-tjetrit fjalën që të mblidheshim së bashku në Tiranë, jo larg në të ardhmen, për të filluar punën për ndërtimin e një spitali ekselence, ekselence shqiptaro-italiane dhe evropiane këtu në Tiranë dhe për t’i dhënë mundësi të re të gjithë atyre që kërkojnë mënyra të tjera drejt Italisë, apo drejt Turqisë dhe vendeve të tjera, për të marrë kujdesin shëndetësor për sëmundje të komplikuara dhe këtu sot jemi dëshmitarë të një kreu të ri për shëndetësinë, sepse ky spital ekselence do të trajtojë gjithashtu edhe sëmundjet e komplikuara. Faleminderit, Kamel sepse e mbajtët fjalën. Realisht italian i lindur gjetkë.
Dua të shtoj një falenderim shumë të ndjerë për praninë e një miku fatkeqësisht në distancë sepse nuk jemi parë shumë shpesh, por me të cilin e kam admiruar gjithmonë nga larg. Ai ishte një premtim i madh i politikës italiane dhe mik i Shqipërisë Angelino Alfano, ish- zëvendës president i Këshillit të Ministrave dhe ministër me një sërë portofolesh që ka ardhur më shumë se një herë në Tiranë për të treguar mbështetjen e vet për Shqipërinë në procese shumë të rëndësishme dhe sot kthehet për të treguar mbështetjen e vet në një sektor shumë të rëndësishëm si shëndetësia dhe tani shpresoj që të kthehesh dhe të vish më shpesh, sepse ke patjetër një arsye të rëndësishme të shohësh në dorë të parë se si shkojnë punimet dhe se si shkon puna.
Por kthimi i madh i Ettore Sequi së madh, është akoma më i madh sepse Ettore Sequi nuk është italian dosido, është italian që mund të quhet më shqiptari nga italianët dhe më italiani nga shqiptarët. Kështu që faleminderit që jeni rikthyer përsëri. Duhet të themi që Shqipëria të ka bërë mirë e të ka sjellë fat se pasi ishit në Shqipëri ke shkuar gjithmonë e më lart dhe tani ke arritur në majë, në perandorinë e grupit ‘’San Donato’’. Faleminderit, Ettore që u kthyet përsëri dhe dua të falenderoj gjithashtu edhe të gjithë ekipin e grupit që është kujdesur për projektin. I kërkoj falje të tjerëve, por më duhet të dalloj inxhinierin legjendar që ka dhe që më jep gjithmonë siguri kur mendoj se punimet duhet të jenë të përsosura dhe jam me të vërtetë i sigurt që do të jenë të përsosura.
I kemi caktuar vetes me inxhinierin edhe një date, kështu që shpresojmë që ne, nga ana jonë, që ai të mbajë fjalën sepse nga këndvështrimi i ndërtimit dhe gjithçka të jetë gati në fund të vjeshtës 2028.
Pra ky është një parashikim italo-shqiptar pa shtysën arabe që mbase e i bën gjërat edhe më shpejt. Thënë të gjithë këto, nuk mund të mos shtoj këtyre falenderimeve ambasadorin Marco Alberti që është realisht dëshmitar i një transformimi gjithmonë e më të thellë pozitiv të marrëdhënieve italo-shqiptare që kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera, që nuk janë varur asnjëherë nga ngjyrat politike të kujtdo që ishte në qeverinë në Romë apo në Tiranë, por që kohët e fundit kanë fituar një karakter tërësisht dhe thellësisht strategjik. Dhe unë këtu dua të falenderoj ambasadorin që po përpiqet jashtëzakonisht shumë për të marrë hapa sa më konkretë të jetë e mundur drejt projekteve konkrete dhe ky është projekt konkret që sot po e shënojmë dhe po e festojmë së bashku.
Është e vërtetë që siç tha edhe miku im Masur, ne jemi në një moment shumë të rëndësishëm për sektorin tonë shëndetësor sepse kemi nevojë për një shtysë tjetër përpara. E nisëm punën me infrastrukturë jashtë çdo standardi. Kemi bërë goxha punë për të rindërtuar. Kemi bërë goxha punë për të hapur realitete të reja me standarde të reja në sistemin tonë shëndetësor publik dhe kemi bërë shumë për të nxitur më tepër mjekët dhe infermierët dhe kemi punuar shumë në përgjithësi, për të kaluar nga një sistem që ishte realisht dështim i madh për një periudhë të gjatë vitesh në një sistem që ka nisur të rrugëtojë drejt asaj që është me legjitimitet të plotë, ambicia e qytetarëve shqiptarë, por ama kemi ende shumë punë për të bërë për të mos garantuar më vetëm një bazë, por për të garantuar cilësi shërbimi.
Dhe për këtë, ky realitet i ri shumë i rëndësishëm edhe si model, edhe si pikë reference dhe platformë e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e dijes dhe kapitalit njerëzor që formohet këtu në Shqipëri. Nuk do të jetë spital vetëm ekselence që vjen nga jashtë, por do të jetë një spital ku ekselenca krijon kushtet për mjekët dhe infermierët e rinj shqiptarë që të rriten dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në një realitet që është në nivelet më të mira evropiane dhe pastaj për të kaluar në drejtime të tjera, drejt të cilave vendi do të jetë më mirë i pajisur për t’i shërbyer qytetarëve të vetë.
Nuk dua të marr më tepër kohë dhe dua ta mbyll duke falenderuar të gjithë mjekët dhe të gjithë personelin e shërbimit tonë shëndetësor që janë këtu të pranishëm me ne dhe më duhet gjithashtu të shtoj, që duam të theksojmë fuqimisht në këto momente shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe duam të theksojmë patjetër sektorin shëndetësor.
Ministri e tha mirë, nga të gjitha gjërat që qytetarët sot në Itali, në Shqipëri apo kudo tjetër, ka një gjë që ata e theksojnë më shumë se çdo gjë tjetër dhe kjo është shëndetësia. Është fare e drejtë. Është një sektor me shumë sfida, me shumë vështirësi. Është një sektor që kërkon përpjekje të mëdha nga këndvështrimi financiar, nga këndvështrimi i reformave që duhet të zbatohen, por ama është gjithashtu një sektor që duhet të ketë atë që duhet të ketë, për të qenë në lartësinë e kërkesës së qytetarëve. Kjo është ajo që duam të bëjmë. Kjo është ajo që po bëjmë edhe sot.
Jam me të vërtetë mirënjohës të gjithëve dhe dua ta mbyll duke falenderuar gjithashtu edhe stafin mbështetës të ekipit të punës, vajza dhe djem të rinj që shoqërojnë të gjitha misionet e grupit “San Donato” jashtë Italisë, që duken si delegacione të shteteve sovrane të cilat nuk kanë një flamur kombëtar, por një ‘’flamur’’ kompetencash shumë të mira dhe për këtë adhurojmë atë që bëni dhe admirojmë atë që bëni dhe jemi me të vërtetë të lumtur që një pjesë e kësaj “perandorie”, le të themi. Do të jetë e pranishme edhe këtu në Tiranë dhe në Shqipëri dhe ne do të jemi realisht të nderuar të jemi pjesë e kësaj.
Faleminderit!

