Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Thirrje për shprehjen interesi: Pozicione vakante në kuadër të Programit të Bashkëpunimit (INTERREG VI-A) IPA Itali–Shqipëri–Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021–2027;

2 (dy) Oficerë të Kontrollit të Nivelit të Parë

 

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit (INTERREG VI-A) IPA Itali–Shqipëri–Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021–2027, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA III), Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (Shqipëri), fton të gjithë të interesuarit për shprehje interesi për pozicionin vakant të punës si në vijim:

 

  • Dy, (2) Oficerë të Kontrollit të Nivelit të Parë (FLCO) për programin Interreg IPA Adriatiku Jugor 2021-2027, pozicionuar në Tiranë.

 

Procedura e Aplikimit:

 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:

  • Letër motivimi në anglisht;
  • Curriculum Vitae (CV) në formatin Europass në anglisht;
  • Fotokopje të Diplomave Universitare (nuk është e nevojshme të jenë të përkthyera);
  • Fotokopje të Pasaportës;
  • Certifikatë Familjare;
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore;
  • Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, etj.

 

Për më shumë detaje mbi këtë pozicion si edhe kualifikimet e kërkuara, lutemi të konsultoni Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.

 

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës  20 nëntor 2026, ora 16:30, në adresën si në vijim: Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Rruga “Kuvajt”, Tiranë, Shqipëri.

 

Subjekti: Aplikim për pozicionin e Oficerit të Kontrollit të Nivelit të Parë (FLCO) për programin Interreg IPA Adriatiku Jugor 2021-2027. 

 

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të njoftohen për intervistë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.