Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Integrimi në Bashkimin Evropian është një aspiratë e rëndësishme dhe një objektiv strategjik i Shqipërisë, i cili gëzon mbështetje të gjerë nga qytetarët shqiptarë. Referuar Barometrit të Ballkanit (2023) rreth 92% e popullsisë shqiptare mbështet integrimin evropian, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet me mbështetje më të madhe për anëtarësimin në BE në rajon (mesatarja e rajonit është 59%). Ky konsensus i gjerë reflekton dëshirën për përmirësimin e kushteve të jetesës, zhvillimin ekonomik dhe përfitimet nga angazhimi me një nga organizatat më të fuqishme dhe më të zhvilluara politike dhe ekonomike në botë.
PROGRESI NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN
1990-2020
1991 Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Evropian;
1992 U nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe BE-së;
2000 Shqipëria u njoh zyrtarisht nga Bashkimi Evropian si një vend kandidat potencial;
2003 Në Samitin e Selanikut, krerët e vendeve të BE-së miratuan procesin e Stabilizim-Asociimit, duke konfirmuar kështu perspektivën e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë;
2006 Më 12 qershor 2006 u përmbyll procesi i negociatave rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë (MSA), e cila u nënshkrua në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme (GAC), në Luksemburg; Më 9 nëntor 2006 Komisioni Evropian vendosi të fillojë negociatat për lehtësimin e vizave me Shqipërinë.
2007 Në Zagreb u nënshkrua më 13 Prill 2007 Marrëveshja për lehtësimin e vizave, që hapi rrugën rregjimit pa viza për qytetarët shqiptarë drejt vendeve të BE-së.
2009 Më 1 prill 2009 MSA-ja hyri në fuqi. Në po të njëjtin muaj, Shqipëria aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE; Në nëntor 2009, bazuar në pyetësorin që Komisioni Evropian i dorëzoi Shqipërisë në lidhje me përgatitjen e vendit për anëtarësim, filluan dhe negociatat për marrjen e statusit të vendit kandidat;
2010 Në maj 2010, pas negociatave midis Komisionit Evropian dhe Qeverisë shqiptare për të arritur konsensusin për liberalizimin e vizave midis palëve, Komisioni propozoi mundësimin e udhëtimeve afatshkurtra pa vizë për shtetasit shqiptarë në Zonën Shengen. Më 8 nëntor 2010, Këshilli miratoi propozimin e Komisionit dhe regjimi pa viza hyri në fuqi më 15 dhjetor 2010.
2012 Komisioni Evropian propozon dhënien e statusit të vendit kandidat, me kusht përmbushjen e reformave kyçe.
2014 Më 27 qershor 2014 Shqipëria mori zyrtarisht statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Këshilli përcaktoi 5 (pesë) përparësi kryesore: administrata publike, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drejtat themelore, që Shqipëria duhej të përmbushte përpara fillimit të negociatave të anëtarësimit;
2016 Më 9 nëntor 2016 Komisioni Evropian i propozoi për herë të parë Këshillit fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, i bazuar në arritjet në 5 (pesë) përparësitë kryesore dhe në varësi të progresit në zbatimin e reformës në drejtësi, në veçati të procesit të “vettingut” të gjyqtarëve dhe prokurorëve;
2018 Më 17 prill 2018, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në dritën e progresit të arritur dhe të nevojës për ruajtjen dhe thellimin e reformave;
2019 Më 29 maj 2019 Komisioni Evropian prezantoi Paketën vjetore të Zgjerimit, duke rekomanduar sërish hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë; Më 18 tetor 2019 Këshilli Evropian shqyrtoj hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe vendosi t’i rikthehej kësaj çështjeje përpara majit 2020.
2020 – sot
2020 Më 25 mars 2020, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit me Republikën e Shqipërisë, duke marrë parasysh progresin e arritur në reformat dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara në unanimitet nga Këshilli i qershorit 2018;
Më 26 mars 2020, Këshilli Evropian miratoi vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë; Hapja e negociatave me Shqipërinë kushtëzohet nga BE me zbatimin e reformave në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.
2021 Komisioni vlerëson përparimin në Reformën në Drejtësi dhe Vettingun e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
2022 Më 18 Korrik 2022  miratohet nga  Këshilli Korniza Negociuese për negociatat me Shqipërinë.
19 korrik 2022 mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave për anëtarësim.
2022-2023 Pas hapjes së negociatave për anëtarësim, Shqipëria ka treguar një nivel të lartë parapërgatitor duke zhvilluar në kohë rekord 60 takime screening me 657 prezantime për Grup/kapitujt me përfshirjen dhe koordinimin midis 1734 institucioneve. Vlerësimet e Komisionit dhe raportet e screening hapën rrugën për hapjen e Grupkapitujve dhe Qëndimit të Përbashkët që orienton përgatitjen e mbylljes së kapitujve.

Raporti Screening Grupkapitulli I: Themelorët  

Raporti Screening Grupkapitulli II: Tregu i Brendshëm

Raporti Screening Grupkapitulli III: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse

Raporti Screening Grupkapitulli IV: Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme

Raporti Screening Grupkapitullin V: Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni

Raporti Screening Grupkapitulli VI: Marrëdhëniet me Jashtë

2024 15 tetor 2024 u mbajt Konferenca e dytë Ndërqeveritare, Shqipëri-BE, në të cilën u hapën zyrtarisht negociatat për Grupkapitullin I: Themelorët, që përfshin fushat dhe kapitujt negociues:

Kriteri Politik – Funksionimi i Institucioneve Demokratike; Reforma e Administratës Publike;

Kriteri Ekonomik;

Kapitulli 5 – Prokurimi Publik;

Kapitulli 18 – Statistikat;

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore;

Kapitulli 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria.

Kapitulli 32 – Kontrolli Financiar.

Qëndrimi i Përbashkët për Grupkapitullin I

 

17 dhjetor 2024 u mbajt Konferenca e tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Takimi shërbeu për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Grupkapitullin VI: Marrëdhëniet me Jashtë, duke përfshirë kapitujt negociues:

Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë;

Kapitulli 31 – Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes.

Qëndrimi i Përbashkët për Grupkapitullin VI

2025 14 prill 2025 u mbajt Konferenca e katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE, në të cilën u hapën zyrtarisht negociatat për Grupkapitullin II: Tregu i Brendshëm, që përfshin kapitujt negociues:

Kapitulli 1 – Lëvizja e Lirë e Mallrave;

Kapitulli 2 – Lëvizja e Lirë e Punëtorëve;

Kapitulli 3 – E Drejta e Vendosjes dhe Liria për të Ofruar Shërbime;

Kapitulli 4 – Lëvizja e Lirë e Kapitalit;

Kapitulli 6 – Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare;

Kapitulli 7 – E drejta e Pronësisë Intelektuale;

Kapitulli 8 – Politika e Konkurrencës;

Kapitulli 9 – Shërbimet financiare;

Kapitulli 28 – Mbrojtja e Konsumatorit dhe e Shëndetit Publik.

Qëndrimi i Përbashkët për Grupkapitullin II

 

22 maj 2025 u mbajt Konferenca e pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, në të cilën u hapën zyrtarisht negociatat për Grupkapitullin III: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin kapitujt negociues:

Kapitulli 10 – Shoqëria e Informacionit dhe Media;

Kapitulli 16 – Tatimet;

Kapitulli 17 – Politika Ekonomike dhe Monetare;

Kapitulli 19 – Politikat Sociale dhe të Punësimit;

Kapitulli 20 – Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale;

Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi Shkencor;

Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura;

Kapitulli 29 – Bashkimi Doganor.

Qëndrimi i Përbashkët për Grupkapitullin III

 

16 shtator 2025 u mbajt Konferenca e pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, në të cilën u hapën zyrtarisht negociatat për Grupkapitullin IV: Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, që përfshin kapitujt negociues:

Kapitulli 14 – Politika e Transportit;

Kapitulli 15 – Energjia;

Kapitulli 21 – Rrjetet Transevropiane;

Kapitulli 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike.

Qëndrimi i Përbashkët për Grupkapitullin IV

 

17 Nëntor 2025 u mbajt Konferenca e pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, në të cilën u hapën zyrtarisht negociatat për Grupkapitullin V: Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni , që përfshin kapitujt negociues:

Kapitulli 11 – Bujqësia dhe Zhvillimi rural;

Kapitulli 12 – Politikat e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve;

Kapitulli 13 – Peshkimi;

Kapitulli 22 – Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore;

Kapitulli 33 – Dispozitat Financiare dhe Buxhetore;

Qëndrimi i Përbashkët për Grupkapitullin V

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.