Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 19 Qershor 2026: 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, ME VENDNDODHJE NË BASHKINË DEVOLL, QARKU KORÇË,  NGA SHOQËRIA “DEVOLLI SUNPOWER”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Bashkinë Devoll, Qarku Korçë, nga shoqëria “DEVOLLI SUNPOWER”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “DEVOLLI SUNPOWER”, sh.p.k.;
b) Numri i identifikimit personal i zyrës së taksave NIPT/NUIS: M26915601L;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 15 MW;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në Bashkinë Devoll, Qarku Korçë;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “DEVOLLI SUNPOWER”, sh.p.k., ka detyrimin që:
i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “DEVOLLI SUNPOWER”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “DEVOLLI SUNPOWER”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES  TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI,  ME VENDNDODHJE NË FSHATRAT DRIZË, GJERGJOVINË  DHE CINGAR I POSHTËM, NJËSIA ADMINISTRATIVE PISHAJ, BASHKIA GRAMSH, QARKU ELBASAN, NGA SHOQËRIA “ONE SOLAR”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të   ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në zonat kadastrale 1556, 1736 dhe 3262, në fshatrat Drizë, Gjergjovinë dhe Cingar i Poshtëm, njësia administrative Pishaj, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, nga shoqëria “ONE SOLAR”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “ONE SOLAR”, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: M41505052R;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 11.5 MW;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në zonat kadastrale 1556, 1736 dhe 3262, në fshatrat Drizë, Gjergjovinë dhe Cingar i Poshtëm, njësia administrative Pishaj, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “ONE SOLAR”, sh.p.k., ka detyrimin që:
i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet                       shoqërisë “ONE SOLAR”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “ONE SOLAR”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M  
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT  TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË FRANCËS, LIDHUR ME BASHKËPRODHIMIN KINEMATOGRAFIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Francës, lidhur me bashkëprodhimin kinematografik, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES,   NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS  SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE  TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR 2024,PËR PROJEKTIN “PROGRAMI PËR RINOVIMIN E KONVIKTEVE TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË SHQIPËRI, SIPAS PARIMIT   TË EFICIENCËS SË ENERGJISË V”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2024, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve të universiteteve publike në Shqipëri, sipas parimit të eficiencës së energjisë V”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR 2023, PËR PROJEKTIN  “PROGRAMI PËR KLIMËN NË SHQIPËRI – PROGRAM I HAPUR                 PËR EFICIENCËN E ENERGJISË DHE DIGJITALIZIMIN  E SEKTORIT TË ENERGJISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2023, për projektin “Programi për klimën në Shqipëri – program i hapur për eficiencën e energjisë dhe digjitalizimin e sektorit të energjisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES,   NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS  SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE  TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR 2024, PËR PROJEKTIN “PROGRAMI PËR KLIMËN  NË SHQIPËRI II – PROGRAM I HAPUR MBI EFICIENCËN    E ENERGJISË DHE DIGJITALIZIMIN E SEKTORIT TË ENERGJISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2024, për projektin “Programi për klimën në  Shqipëri II – program i hapur mbi eficiencën e energjisë dhe digjitalizimin e sektorit të energjisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, PËR NGRITJEN E PIKAVE TË PËRBASHKËTA TË KALIMIT KUFITAR NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT DHE KRYERJEN   E VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA TË KONTROLLIT KUFITAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
 EDI RAMA 
*** 
V E N D I M     
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1  TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, PËR PROGRAMIN KOMBËTAR TË MODERNIZIMIT TË SEKTORIT                        TË UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE NË SHQIPËRI, NGA FONDI I MIRËBESIMIT ME NJË DONATOR, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE     PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, QË VEPRON SI ADMINISTRATORE E PROGRAMIT KOMBËTAR  TË MODERNIZIMIT TË SEKTORIT                     TË UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE NË SHQIPËRI, NGA FONDI I MIRËBESIMIT ME NJË DONATOR, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.170, DATË 24.3.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 23, të   ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1 të marrëveshjes së grantit, për Programin Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri, nga Fondi i Mirëbesimit me një Donator, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si administratore e Programit Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të                       Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri, nga Fondi i Mirëbesimit me një Donator, miratuar me vendimin nr.170, datë 24.3.2023, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M 
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.119,  DATË 27.2.2026, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRANSFERIMIN TE KORPORATA E INVESTIMEVE SHQIPTARE   TË PRONAVE SHTETËRORE, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI    TË DISA INSTITUCIONEVE SHTETËRORE, PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT TË INVESTIMIT “PËR ZHVILLIMIN   DHE MENAXHIMIN E PRONAVE SHTETËRORE”,    ME NËNPROJEKTET SI “KORPUSI I INSTITUCIONEVE TË PAVARURA”, “QENDRA PËR ZHVILLIMIN MULTIFUNKSIONAL TIRANË” DHE “COPËZAT”” 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 7, të    ligjit nr.71/2019, “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe në zbatim të shkronjës “b”, të pikës 1, të kreut II, të  vendimit nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në shtojcën nr.1, bashkëlidhur vendimit nr.119, datë 27.2.2026, të Këshillit të Ministrave, “Për transferimin te Korporata e Investimeve Shqiptare të pronave shtetërore, në përgjegjësi administrimi të disa institucioneve shtetërore, për realizimin e projektit të investimit “Për zhvillimin dhe menaxhimin e pronave shtetërore”, me nënprojektet si “Korpusi i institucioneve të pavarura”, “Qendra për zhvillimin multifunksional Tiranë” dhe “Copëzat””, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Pasuria me  nr.149/31, në zonën kadastrale 3140, me sipërfaqe 948.5 m2, zëvendësohet me pasurinë me nr.149/37, në zonën kadastrale 3140, me sipërfaqe 765 m2, lloji “pemëtore”.
b) Shtojcës nr.1, bashkëlidhur vendimit, i shtohen pronat sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Korporata e Investimeve Shqiptare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.183, DATË 25.3.2021,   TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE “BLUE 2”,  I CILI NUK PËRFITON NGA MASAT MBËSHTETËSE, NË ZONËN SHEQ-MARINAS, BASHKIA FIER, QARKU FIER, NGA BASHKIMI  I PËRKOHSHËM I SHOQËRIVE “BLESSED INVESTMENT”, SH.P.K., DHE “MATRIX KONSTRUKSION”, SH.P.K.”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të   ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shkronja “ç”, e pikës 1, të vendimit nr.183, datë 25.3.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse “Blue 2”, i cili nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën Sheq-Marinas, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Blessed Investment”, sh.p.k., dhe “Matrix Konstruksion”, sh.p.k.”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ç) Kapaciteti i instaluar: 100 MW;”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe shoqëria “SPV BLUE 2”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR 
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN  E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË DEVOLL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të  ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Devoll të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Miras, Vidohovë, Çetë, Qytezë, Sinicë, Arrëz, Nikolicë, Koshnicë, Sul, Ziçisht, Gjyres, Çipan, Përparimaj, Grapsh, Hoçisht, Grace, Baban, Stropan, Eçmenik, Bradvicë, Cangonj, Pilur, Bickë dhe Vranisht, pjesë të njësive administrative Miras, Hoçisht dhe Progër, Bashkia Devoll, Qarku Korçë, me sipërfaqe 15046 (pesëmbëdhjetë mijë e dyzet e                    gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Shyec, Rakickë, Buzliqen dhe Tren, pjesë të njësive administrative Progër dhe Qendër Bilisht, Bashkia Devoll, Qarku Korçë, me sipërfaqe 2297 (dy mijë e dyqind e nëntëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Devoll për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
  K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN  E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË KOLONJË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të  ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Kolonjë, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Pobickë dhe Radat, pjesë të njësisë administrative Qendër Leskovik, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, me sipërfaqe 180 (njëqind e tetëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Vrepckë dhe Radanj, pjesë të njësisë administrative Qendër Leskovik, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, me sipërfaqe 441 (katërqind e dyzet e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshatrat Gërmenj, Radanj dhe Shalës, pjesë të njësive administrative Qendër Leskovik dhe Barmash, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, me sipërfaqe 512 (pesëqind e dymbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshatrat Barmash dhe Kamnik, pjesë të njësisë administrative Barmash, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, me sipërfaqe 371 (treqind e shtatëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshatrat Gjonç, Borovë, Taç Lartë, Taç Qëndër, Taç Poshtë, Rehovë, Starie, Selenicë, Psar dhe Kreshovë, pjesë të njësisë administrative Qendër Ersekë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, me sipërfaqe 3 222 (tre mijë e dyqind e njëzet e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
dh) Zona nr.6, fshatrat Qinam, Mollas, Helmës, Shtikë dhe Pepellash, pjesë të njësisë administrative Mollas, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, me sipërfaqe 1 849 (një mijë e tetëqind e dyzet e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
e) Zona nr.7, fshatrat Qafzez, Boshanj, Psar i Zi, Selenicë e Pishës, Qytezë dhe Çlirim, pjesë të njësive administrative Mollas dhe Çlirim, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, me sipërfaqe 3 330 (tre mijë e treqind e tridhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Kolonjë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
  K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MALËSI E MADHE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të  ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshati Rapshë, pjesë e njësisë administrative Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 2 659 (dy mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshati Brojë, pjesë e njësisë administrative Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 4 026 (katër mijë e njëzet e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshati Kastrat, pjesë e njësisë administrative Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 4 612 (katër mijë e gjashtëqind e dymbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshati Bratosh, pjesë e njësisë administrative Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 992 (nëntëqind e nëntëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshati Vrith, pjesë e njësisë administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 2 284 (dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
dh) Zona nr.6, fshati Vajush, pjesë e njësisë administrative Gruemirë, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 1 181 (një mijë e njëqind e tetëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
e) Zona nr.7, fshati Reç, pjesë e njësisë administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 1 590 (një mijë e pesëqind e nëntëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ë) Zona nr.8, fshati Rrepisht, pjesë e njësisë administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 1 939 (një mijë e nëntëqind e tridhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
f) Zona nr.9, qyteti Koplik dhe fshatrat Kamicë-Flakë, Stërbeq, Jubicë, Kalldrun, Dobër, Ktosh, Gjormë, Omaraj, Grilë dhe Boriç i Madh, pjesë të njësive administrative Qendër, Koplik dhe Gruemirë, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 2 769 (dy mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
g) Zona nr.10, fshatrat Vermosh, Lëpushë, Vukël, Nikç dhe Bogë, pjesë të njësive administrative Kelmend dhe Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 29 614 (njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e katërmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Malësi e Madhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
  K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË PATOS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të    ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Patos, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshati Kuqar, pjesë e njësisë administrative Patos, Bashkia Patos, Qarku Fier, me sipërfaqe 413 (katërqind e trembëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshati Drenie, pjesë e njësisë administrative Ruzhdie, Bashkia Patos, Qarku Fier, me sipërfaqe 519 (pesëqind e nëntëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshati Gjynaqarë, pjesë e njësisë administrative Ruzhdie, Bashkia Patos, Qarku Fier, me sipërfaqe 506 (pesëqind e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshati Ruzhdie, pjesë e njësisë administrative Ruzhdie, Bashkia Patos, Qarku Fier, me sipërfaqe 619 (gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshati Siqecë, pjesë e njësisë administrative Ruzhdie, Bashkia Patos, Qarku Fier, me sipërfaqe 751 (shtatëqind e pesëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Patos për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR 
PËRCAKTIMIN E TABELAVE DHE SIMBOLEVE NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR DHE ZONAT E VERIFIKIMIT KUFITAR 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 12, të  ligjit nr.39/2025, “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Zona e verifikimit kufitar shënohet me tabela në gjuhët shqip dhe anglisht, siç paraqitet në tabelën 1, të shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, përkatësisht:
a) në çdo hyrje të territorit të portit dhe aeroportit, që është pikë e kalimit kufitar;
b) në rastin e pikave tokësore të kalimit kufitar, në të gjitha rrugët automobilistike që çojnë në pikën përkatëse të kalimit kufitar, në vendin që korrespondon me fillimin e zonës së verifikimit kufitar, sipas përcaktimit të nenit 11, të ligjit nr.39/2025, “Për kontrollin e kufirit shtetëror”.
2. Pikat e kalimit kufitar shënohen me tabela në gjuhët shqip dhe anglisht, siç tregohet në tabelën 2, të shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Në rastin e pikave të kalimit kufitar me orar të kufizuar, nën tabelën e parashikuar në pikën 2, vendoset një tabelë shtesë që paraqet orarin zyrtar, sipas modelit të tabelës 3, të shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
4. Në rast të kufizimeve për personat dhe mjetet dhe në varësi të kufizimit përkatës, nën tabelën e përmendur në pikën 3, ose në mungesë të kësaj të fundit, nën tabelën e përmendur në pikën 2, vendoset një tabelë shtesë në shqip dhe anglisht, duke përcaktuar kufizimin e vendosur. Për kufizimet për mjetet vendoset tabela, sipas modelit të tabelës 4, të shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
5. Zonat e tranzitit në aeroporte dhe porte shënohen me tabela në gjuhët shqip dhe anglisht, siç tregohet në tabelën 5, të shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
6. Hyrja dhe dalja nga Republika e Shqipërisë, në  pikat e kalimit kufitar, shënohen përkatësisht me tabela në gjuhët shqip dhe anglisht, siç është përcaktuar në shtojcën 2, tabelat 1 dhe 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
7. Për personat, që, sipas përcaktimeve të nenit 15, të ligjit nr.39/2025, “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, janë subjekt i verifikimit minimal, përcaktohen korsi të veçanta, që shënohen në gjuhët shqip dhe anglisht, siç tregohet në tabelën 1, të shtojcës 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
8. Për të huajt, që nuk kanë nevojë për vizë, si dhe për të huajt që posedojnë leje qëndrimi ose vizë afatgjatë të vlefshme, përcaktohen korsi të veçanta, të cilat shënohen në gjuhët shqip dhe anglisht, siç tregohet në tabelën 3, të shtojcës 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
9. Për të gjithë personat e tjerë, të cilët nuk përmenden në pikat 7 dhe 8, të këtij vendimi, përcaktohen korsi të veçanta, që shënohen në gjuhët shqip dhe anglisht, siç tregohet në tabelën 2, të shtojcës 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
10. Në pikat portuale dhe ato tokësore të kalimit të kufirit, në varësi të nevojave praktike, mund të përcaktohen korsi të veçanta për autovetura, kamionë dhe autobusë. Këto korsi shënohen në gjuhët shqip dhe anglisht, siç tregohet në tabelat e shtojcës 4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
11. Vendimi nr.729, datë 20.10.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tabelave dhe simboleve në pikat e kalimit kufitar dhe zonat e verifikimit kufitar”, shfuqizohet.
12. Ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi, në përputhje me nenin 10, të   ligjit nr.39/2025, “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, dhe detyrimet që rrjedhin prej tij:
a) operatorët e aeroporteve për pikat aeroportuale dhe autoritetet portuale për pikat portuale të kalimit kufitar, për sigurimin e tabelave të parashikuara në këtë vendim;
b) Autoriteti Rrugor Shqiptar për sigurimin e tabelave, të përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 1, të këtij vendimi, për pikat tokësore të kalimit kufitar;
c) Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme, sipas përgjegjësisë së administrimit të territorit të pikës së kalimit kufitar, për sigurimin e tabelave të parashikuara në këtë vendim për pikat e kalimit kufitar tokësor.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE. 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.