Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Nga 1 Tetori pensionistët në të gjithë vendin përfituan një shtesë në pensionin e tyre mujor në masën 8.6 % për të kompensuar rritjen e çmimeve të shportës.

Vendimi i miratuar për këtë qëllim parashikon indeksimin në masën 8.6% të të gjitha kategorive të pensioneve, (pensionet e pleqërisë, pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara, ato të invaliditetit, pensionet në qytet, në fshat, pensione që jepen për ndihma të posaçme shtetërore, etj).

Përfitues janë mbi 767 mijë qytetarë në të gjithë vendin. Gjithashtu gjatë muajit dhjetor do të nis edhe ndarja e bonusit për pensionistët.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.