Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në fund të muajit dhjetor 2023 nisi zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi, me zero interes, për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit. Kjo vjen si mbështetje dhe angazhim i qeverisë për një trajtim dinjitoz dhe cilësor të punës dhe shërbimit të këtyre punonjësve dhe aplikohet për herë të parë këtë vit.

Ky program është mundësuar përmes ndryshimeve të posaçme ligjore dhe administruar online në e-albania, duke mundësuar në bashkëpunim me banka të nivelit të dytë kredi të lehtësuara, interesi i të cilave subvencionohet tërësisht nga buxheti i shtetit. Iniciativa për të mbështetur me kredi me zero interes 300 punonjës të rendit, mbrojtjes dhe shëndetësisë do të shtrihet edhe vitin tjetër me synimin për të përmbushur sa të jetë e mundur nevojat e punonjësve që jetojnë larg vendit të punës apo që kanë nevojë për më shumë hapësira për strehim.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.