Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Mbi 10 milionë turistë vizitojnë Shqipërinë gjatë vitit 2023

10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri në datën 25 dhjetor 2023, duke shënuar një shifër të paimagjinueshme deri pak vite më parë sa i takon turizmit.

Shqipëria po rekomandohet gjithnjë e më shumë si një destinacion turistik nga mediat prestigjoze ndërkombëtare përmes artikujve e reportazheve, duke e sugjeruar vendin tonë si një mundësi që nuk duhet humbur në Evropë.

Turizmi është kthyer një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, duke u konsideruar në këtë mënyrë, si një prej motorëve kryesorë të zhvillimit dhe rritjes ekonomike të vendit.

Statistikat e fundit të turizmit tregojnë se Shqipëria renditet mes vendeve me rimëkëmbjen më të shpejtë pas pandemisë së Covid 19.

Shqipëria 2030, kampione e Ballkanit në Turizëm, është një prej objektivave të qeverisë shqiptare që e vendos turizmin ndër sektorët prioritarë të zhvillimit. Në këtë kuadër, qeveria po ndjek një vizion gjithëpërfshirës për sektorin e turizmit, me vëmendjen tek mjedisi, infrastruktura e duke integruar në të njëjtën kohë në hapjen dhe zhvillimin e mundësive të reja për zhvillimin e ekonomisë lokale.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.