Enea Karakaçi
Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Lundroni në këtë Seksion
Enea Karakaçi, mban postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nga muaji mars 2026.
Më parë ka qenë Administrator i OSHEE Group, ndërmarrjes më të madhe publike në vend, që nga qershori i vitit 2023.
Ai njihet si ekspert ligjor në fushën e energjisë, duke pasur një karrierë të gjatë brenda këtij sektori.
Karriera e tij është e lidhur ngushtë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese përpara se të merrte drejtimin e OSHEE-së dhe më pas të ministrisë.