Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama u mikprit sot nga Presidenti i Republikës së Turqisë  Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës së tij në Ankara, Turqi. 

Kryeministri Rama u ndal në nisje të vizitës së tij në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut, ku zhvilloi homazhe dhe vendosi një kurorë me lule pranë Memorialit të Ataturkut.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes në kompleksin presidencial, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan zhvilluan një takim bilateral mes tyre. 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.