Me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë sot në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (Coalition of the Willing), që u zhvillua në Berlin.
Në mbërritjen e tij në këtë takim Kryeministri Edi Rama u shpreh:
Pikë së pari më lejoni të them se është një mundësi i mirë, për t’u mbledhur këtu në këtë Koalicion, pas asaj që po ndodh. Dhe veçanërisht edhe pas asaj që u vendos në Dublin, për të pasur më në fund një grup përfaqësues që të flasë në emër të gjithë Europës në një komunikim të mundshëm me Rusinë.
Pra, nëse keni ndonjë pyetje, jam i lumtur t’ju përgjigjem.
Cilat janë ndjenjat e mia kur shoh Presidentin Putin, Presidentin Xi dhe Presidentin Trump?
Përse duhet të kem ndjenja?
Jo, ai pyeti për ndjenjat.
Ndërkohë, përsëri, e thash edhe në deklaratën hyrëse se ishte diçka që duhej të ndodhte dhe që më në fund ndodhi, që Europa vendosi të ketë një grup në frontin e parë, i cili do të përfaqësojë Europën në një komunikim të mundshëm me Rusinë, sepse ka qenë një gabim strategjik që nuk e kemi bërë këtë që në fillim. Ose, le të themi, në fillim pati disa komunikime dhe më pas gjithçka u ndërpre dhe tani kjo ka rifilluar, me shpresë, dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë.