Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë me rastin e pjesëmarrjes në Dialogun ndërfetar të Procesit të Aqabës për Ballkanin, një raund i ri i kësaj nisme, i cili organizohet në partneritet me Shqipërinë.

Kryeministri u mirëprit në një ceremoni të veçantë në Al Husainiyah Palace, nga Madhëria e Tij, Mbreti Abdullah II ibn Al Hussein.

Procesi i Aqabës është një nismë globale e udhëhequr nga Jordania, e nisur nga Mbreti Abdullah II në 2015, e fokusuar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Takimet në kuadër të këtij procesi synojnë të forcojnë bashkëpunimin mes vendeve dhe të promovojnë shkëmbimin e ekspertizës dhe informacionit midis partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë në fusha të ndryshme.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.