Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Kryeministri Rama mbërriti në Qendrën Europiane të Konventave për mbylljen e negociatave për Kapitullin e 20-të “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Në mbërritjen e tij, Kryeministri Rama u shpreh për mediat e pranishme:

Kryeministri Rama: U kthyem, jemi kthyer për të mbyllur një tjetër kapitull dhe për të rikonfirmuar që përparimi drejt objektivit tonë historik është i pandalshëm. Ndërkohë sapo kam kryer disa takime inkurajuese për çka vjen më pas, pra planet janë ambicioze.

Brenda këtij viti synojmë të mbyllim edhe më shumë kapituj dhe jam absolutisht i bindur që sa i takon palës sonë, do të jemi në çdo hap plotësisht në përputhje me afatet.

-Zoti Kryeministër sa kapituj do të mbyllen deri në fund të këtij viti?

Kryeministri Edi Rama: Nuk do të thoja shifrat, thjesht po them që sot do të mbyllim edhe një tjetër kapitull që bën katër gjithsej dhe ka mbetur së paku edhe dyfish që pritet të jetë shifra për këtë vit, të paktën për këtë vit, por le të shohim.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.