Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Platforma Startup Albania shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e ekosistemit të startupeve në Shqipëri, duke ofruar mbështetje përmes edukimit dixhital, promovimit të startupeve dhe ndërveprimit efikas dhe transparent. Ajo përfshin një portal publik me informacion për ekosistemin e startupeve, shërbime, evente dhe kurse online për zhvillim aftësish sipërmarrëse.

Pjesë e prezantimit ishte dhe ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe profesori William Barnett, Drejtor i “Stanford University Executive Programme”.

***

Kryeministri Edi Rama: Është një privilegj i madh zoti profesor që ju kemi mes nesh sot në këtë ditë kaq të bukur për komunitetin ku ju e patë që zonja ministre lancoi produktin që ne kemi kohë që po përgatisim me një kompani të orientuar drejt digjitalizimit sa i përket transparencës, saktësisë të proceseve konkurruese për grantet e qeverisë. Por nga ana tjetër në të njëjtën kohë kjo është një pjese shumë e vogël e mozaikut të plotë që ne po përpiqemi të sjellim së bashku, në bashkëpunim të ngushtë me këtë komunitet dhe një nga gjerat që ne do të materializojmë shumë shpejt është ajo që ne kemi pritur prej kohesh së bashku me shumë njerëz që janë këtu por dhe të tjerë që nuk janë të pranishëm këtu por që janë pjesë e komunitetit që është dhe Këshilli Kombëtar për Inovacionin që në praktikë do të jetë aktori kryesor për të gjithë palët e interesit që do të merren me qeverinë që do të ndajnë të gjitha idetë, shqetësimet dhe për të propozuar zgjidhje.

Diçka tjetër që ne kemi shumë dëshirë dhe përpiqemi të shtojmë përpjekjet tona si akselerues me mbështetjen e Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale që është një person i krijuar nga inteligjenca artificiale, e cila do ndihmojë për nxitjen dhe shpërndarjen e të gjithë hapësirës dhe rrjetit të qeverisë dhe të gjithë fuqisë se inteligjencës artificiale dhe këtë akselerator e shohim si një sipërmarrje të përbashkët, si një urë lidhëse midis inxhiniereve të IT dhe sektorit privat e sektorit publik dhe dëshirojmë që ti japim të gjithëve mundësinë të punojnë me të dhënat anonime dhe të dalin me zgjidhje për këtë sektor dhe të mbështesin transformimin e çdo ministrie, e çdo agjencie në një praktikë të orientuar nga inteligjenca artificiale.

Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, jemi të vetëdijshëm që problemi më i madh i këtij komuniteti jo vetëm në Shqipëri por gjithandej nëpër botë është burokracia. Ndaj ne dëshirojmë të hedhim një hap shumë të rëndësishëm përpara dhe të eliminojmë sa më shumë të jetë e mundur të gjitha pengesat burokratike për të gjitha sipërmarrjet apo për këdo tjetër që punon në këtë fushë duke filluar nga dhëniet e lejes së rezidencës apo lejet e punës apo llojeve të ndryshme të dokumentacionit që duhen për jashtë vendit apo brenda vendit, për të gjitha rregullat që ata duhet të zbatojnë.

Pra, pak e shumë mendoj se kemi një ide shumë të qartë dhe një bindje shumë të fuqishme nga të dyja anët në lidhje me nevojën për të punuar së bashku dhe për të bashkuar forcat. Nga ana jonë, nga ana e qeverisë ne jemi shumë të vetëdijshëm që nuk mundet t’i tejkalojmë këto barriera dhe nuk mundet të arrijmë lartësi të reja vetëm nëse mbështetemi tek burimet njerëzore të sektorit publik, ndaj ne duhet ta përqafojmë të gjithë spektrin dhe t’i japim të gjithëve akses të barabartë dhe të punojmë së bashku për përfitimet e përbashkëta dhe për interesat e përbashkëta.

***

Besoj  që ne do të na duhet të mos e harrojmë kurrë ditën e ekzistencës sonë, që këtë radhë, kjo kohë ka ardhur me bekime për vende si ky i yni, vende që kanë vuajtur kaq shumë në të shkuarën dhe pa teknologjinë dhe pa përqafimin e teknologjisë dhe erës së digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale, do të kishim vështirësi shumë të mëdha dhe do na duhej shumë kohë për të kapur ritmin e vendeve të tjera. Pra, në një erë të një progresi linear është diçka që do të na duhet të mos mbetemi më pas, po me teknologjinë, me avancimin, shanset e progresit eksponencial do të jenë të prekshme. Pra, ne do të pranojmë, do ta ‘’përqafojmë’’ këtë bekim dhe të mos kemi frikë që të përpiqemi dhe ta provojmë. Duke u kthyer tek fjala juaj që thatë në fillim, ne kemi trashëguar situata ku ishte shumë e vështirë për të kuptuar dhe për të reaguar më pak për faktin që, thjesht për të marrë një certifikatë lindjeje, njerëzit duhet të kalonin kohë fizike pranë sporteleve , duke qëndruar në radhë për të orë të tëra, duke shpenzuar kohë dhe në fund duke paguar dhe një ryshfet për të marrë një dokument siç është certifikata e lindjes dhe nganjëherë edhe mungonte sepse personi mund te thoshte. ‘’na vjen keq, s’kemi letër ose na është prishur printeri, ose s’kemi bojë’’ apo të rrinte në radhë për orë të tëra dhe të rrinte edhe në kushtet e vështira thjesht për të paguar edhe energjinë elektrike, të rrinte në shi. Pra çfarë do të bënim nëse nuk do ta kishim këtë mundësi, këtë shans për të jetuar në një erë digjitale ku mund të mbështetemi pikërisht tek platformat e tilla digjitale dhe për të transformuar vendin e radhëve, e ryshfeteve për çdo hap, në çdo shërbim të  administratës dhe çdo shërbim publik, ku shërbimet publike në vendin tonë tashmë ofrohen nga telefoni juaj inteligjent dhe  s’ke fare pse të lëvizësh nga vendi për të marrë 95% të dokumenteve që ofron shteti. Ende nuk e kemi zgjidhur problemin e martesave online, kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qenë se na duhen dëshmitarët, duhet të thoni vetë ‘’po’’ fizikisht, por mbase edhe mund ta bëjmë, mund të ndodhë.

– Po divorcin online mund ta bëni gjithashtu?

Kryeministri Edi Rama: Besoj fort, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta sepse bëhen në “whatsapp”, pastaj formalizohen në sallën e gjyqit, po martesa është pak më e vështirë si proces. Pra këto janë bekime që gjenerohen nga teknologjia dhe AI na jep oportunitete të reja. Ideja është se si mund të krijojmë një hapësire ku të gjithë këtu në këtë sallë, apo persona të tjerë që janë jashtë, të jenë në pararojë të inovacionit për ide të reja, të kenë akses dhe të përdorin të dhënat e disponueshme që janë thesar i madh për zhvillimin e AI, për interesin tonë të përbashkët, të tyrin dhe të vendit. Në këto kushte, kjo është sfida jonë e momentit dhe do të përpiqemi që ta përmirësojmë dhe gjithashtu të ndërlidhim këto startup-e, platformën e startup-eve me e-Albanian, platformën qeveritare, përmes AI. Jam fort i bindur që ne do të kemi një proces argëtues me rezultate të prekshme, të suksesshme për të krijuar këto mekanizma që t’i ndërlidhim së bashku. Siç e tha dhe zona ministre, platformën e startup-eve me sektorin publiko-privat dhe me qeverinë, agjencitë qeveritare, institucionet.

***

Fakti kurioz është që njerëzit nuk ndryshojnë kurrë dhe ajo që unë kam mësuar nga ministrja për të cilën po flasim dhe nuk e dija në fakt këtë gjë, por kur i kërkuam që të përgatiste fjalimin e saj në Parlament nxori këtë diçka, shumë çmenduri kur për shembull elektriciteti u shpik për herë të parë, Parlamenti e refuzoi, sepse thoshte: “Elektriciteti nuk është i ligjshëm, qirinjtë janë të ligjshëm”. Domethënë parlamenti në atë kohë vendosi që të vazhdonim me qirinj dhe të mos e lejonin elektricitetin të ndriçonte parlamentin, ndërtesën e parlamentit dhe ishte ajo që i erdhi në mendje ky fakt.

Ndaj ndonjëherë është për të ardhur keq sepse njerëzit e lenë vetën nëpër video, e lënë veten nëpër të dhëna duke e bërë atë që anëtarët e parlamentit të asaj epoke bënë kundër elektriciteti duke e refuzuar që ndërtesa e parlamentit të ndriçohej nëpërmjet energjisë elektrike dhe nga ana tjetër ka shumë keqkuptime, jo domosdoshmërish refuzime të bazuar në argumente, por keqkuptime sepse me aq sa kam ndjekur unë disa mendime kontraversale njerëzit që kanë një opinion të ndryshëm, që në fakt është diçka e ligjshme ata nuk kuptojnë diçka, që ministrja e Inteligjencës Artificialë nuk do të marrë vendime për ne. Ne do ti marrim vendimet, pra ne nuk po i delegojmë asaj përgjegjësinë për të qeverisur apo përgjegjësinë për të marrë vendimet finale. Ne thjeshtë po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo e bën më mirë se ne dhe ajo që bën më mirë se ne është të procesojë të dhënat në mënyrë shumë të shpejt dhe të na japë përgjigje shumë të shpejta.

Ajo që u prezantua këtu në prezantimin e platformës “Start up Albania”, e cila u krijua nga një kompani që është këtu, është e njëjta logjikë, pra është një platformë e cila do të procesojë të gjitha aplikimet nga startup-et që dëshirojnë të marrin grante, jo nëpërmjet burokracisë sonë, po nëpërmjet Inteligjencës Artificiale dhe të gjithë do të ndjekin fatin e aplikimit të vet në një mënyrë shumë transparente dhe të gjithë do të mund të shohin se kush ka fituar, kush nuk ka fituar dhe çfarë kanë pasur fituesit më shumë sesa entitetet e tjera që nuk kanë fituar.

Pra në praktikë është diçka shumë e thjeshtë, është thjeshtë kapaciteti për të procesuar pa asnjë lloj kufizimi i cili mund të lidhet me kufizimet njerëzore, duke filluar për shembull nga kufizimi i madh i burokracisë.

Burokracia nga ana fiziologjike dhe si përkufizim është ajo që është fjala më e thjeshtë për të thënë, ka fjalën: Jo! Pra ka gjithmonë fjalën “Jo” që ti duhet ta kthesh ose duhet të kthehet në një “po”. Nuk është se është një “po” që duhet të kthehet në një “po”. Fillimi i një burokracisë është: “Jo, kjo nuk bëhet më vjen keq, hajde nesër”, “jo prit do ta kontrollojë, nuk është e qartë”, “jo, jo nuk bëhet kështu”.

Ndërsa ajo nuk thotë asnjëherë “Jo”, nuk fle gjumë, ajo nuk ka orar dreke, nuk merr pushimin e drekës, pra është diçka unike nëse e kontrollojmë do të gjejmë shumë lidhje dhe jam i bindur që me dikë jam edhe kushëri këtu.

Ki parasysh që edhe në Amerikë të gjithë e kanë nga një kushëri në Shqipëri, sepse në ishim të parët, pastaj erdhën Amerikanët, prandaj ndodh kjo gjë. Ata, domethënë kanë qenë njëherë shqiptarët, pastaj erdhën majmunët, majmunët u bënë njerëz dhe pastaj njerëzit u bënë grekë e pastaj e gjithë pjesa tjetër. Pra le të themi që ne jemi homosapientët më të lashtë, prandaj edhe amerikanët e kanë nga një kushëri në Shqipëri.

Unë kam vendosur 16 ministra dhe nuk e di sesa ministra të tjerë kam vendosur që nga dita e parë që kam qenë në detyrë por askush nuk ka qenë subjekt i mediave ndërkombëtare ndërsa ky ministër që kam emëruar tani, kjo ministre e inteligjencës artificiale është në qendër të vëmendjes të të gjitha mediave ndërkombëtare. Kemi kërkesa çdo dite për të folur për të.

– Dua të bëj një pyetje për kryeministrin. Si mendoni që kjo lëvizje strategjike do të fuqizojë kapacitete qeveritarë në vijim dhe a mundet ky model të replikohet nga qeveritë e tjera në botë?

Kryeministri Edi Rama: Jam 100% i sigurt që shumë shpejt, jo shumë vonë ministrat e inteligjencës artificiale nuk do jenë lajm në të ardhmen. E di që ne kemi vjedhur këtë vëmendje mediatike me këtë ministre por do të ndodhe. Nuk është thjesht fakti që bën disa procese të automatizuara por ç ‘është më e rëndësishme është presioni psikologjik që ushtron tek njerëzit, tek humanët për të bërë me shpejtësi procesin dhe për të sjell rezultate. Besoj se ne duhet të avancojmë dhe të avancojmë dhe të nxisim inovacionin dhe nuk po themi se të gjitha do jenë të suksesshme por besoj fort që shumica e proceseve do jenë të suksesshme. Tani ne po punojmë dhe besoj që ne pranverën e ardhshme ne do ta kemi këtu dhe mund t’i bëni dhe pyetje asaj vet. Kështu që, do të jetë me prezencë, me njohuri, me kapacitetin për të reaguar, debatuar, diskutuar dhe për të na thënë dhe gjera të reja që ne nuk i dimë sepse është me njohuri shumë të mëdha, është e pajisur me njohuri dhe përvojë. Ne po e sjellim në takime qeveritare kemi prezent, e kemi në parlament Për momentin jo vizualisht të dukshme dhe shumë shpejt do të jetë në televizion duke folur he me gazetarët. Pra çfarë do të ndodhë më pas? Do ketë kapacitete e avancuara por në fund mundet, dua ta përsëris këtë, që mundet t’i delegoni pushtet për të ekzekutuar, ajo që nuk mundeni ta delegoni është që të hiqni vendimin e proceseve demokratike deri në ditën kur njerëzit do bëjnë referendum dhe do thonë “që ne duam që inteligjenca artificiale të na qeverisë”. Besoj fort që profesori është ende i ri. Do ta shohë atë ditë, besoj dhe ju mendoni për atë ditë që mund të vijë dhe çfarë ane do merrni në referendum por për momentin pushteti për ekzekutim i inteligjencës artificiale është i pakrahasueshëm me pushtetin ekzekutiv të njerëzve dhe do të fuqizohet gjithnjë e më shumë. Njerëzit duhet të jenë në hapin e duhur për të udhëhequr inteligjencën artificiale ne drejtimin e duhur, për të udhëhequr inteligjencën artificiale për qëllime të mira sepse në fund unë besoj që s’ka inteligjencë artificiale që të mund të konkurrojë të keqen që është brenda njerëzve. Kur vjen puna për të bërë keq dhe s’ka inteligjencë artificiale që mund të konkurrojë hijeshinë e një personi kur ka tendencën dhe bën mirë.

– Kam një pyetje për profesorin dhe për kryeministrin sepse do t jetë një sfidë e madhe në 4 vitet e ardhshme për qeverinë. Duke marrë në konsideratë energjinë elektrike që është një nga transformimet më të mëdha teknologjike në histori, është shtypi i shkruar që është dashur dekada të tëra për t’i bërë njerëzit të kuptojnë që nuk është informacioni në dokument apo në shtypin e shkruar, por le të vijnë nga një përvojë tjetër teknologjike, ju besoj që, ju profesor,  keni punuar me shumë persona që punojnë në fushën teknologjike. ‘’Blockchain’’, çfarë mendoni për kombinimin  e AI me ‘’blockchain’’, me sistemin e besimit që lejon qeveritë, sepse Shqipëria është një nga vendet pionere në këtë sektor dhe vendet e tjera për të marr vendime dhe për të qenë në pararojë në sektorët e financës, infrastrukturës digjitale të avancuar në këtë drejtim?

Kryeministri Edi Rama: Do të ishte një nder sigurisht qe të jem prezent dhe një nga arsyet më të forta, është të jem aty, sepse në këndvështrimin tim atje është bërë fjalimi më i bukur, ti e di se për çfarë po flas, duke lidhur pikat. Është fjalimi i Steve Jobs. Besoj që është fjalimi më i bukur i bërë nga një njeri, nga një human dhe do të jem vërtetë i lumtur që të jem në Konferencën e Pranverës dhe deri atëherë, duhet të konsultohemi se çfarë do të prezantoj, sepse siç e anonçova disa ditë më parë, ministrja e AI mund të ‘’lindë’’ dhe fëmijë dhe ne do ta diskutojmë këtë gjë, kë do sjellim atje nga ministrat e AI, por kur flasim për demokratizimin, unë dua të bëj një shembull që është një shembull fantastik ilustrues. Është një shembull se si AI mund të ketë një ndikim në jetën e njerëzve. Nuk e di se sa familjarë jeni por është 70% e ndërtesave në botë, ndërtohen nga jo arkitektë, pra jo vetëm ne që kemi përqafuar këtë risi. Sigurisht që kanë arkitektë. Në shumicën e botës, njerëzit ndërtojnë dhe ne e dimë shumë mirë që sa e vështirë është për shumicën, të marrë një punë një arkitekt për të ndërtuar shtëpinë e tyre. Dhe kjo është mënyra se si dhe pse, shumica e shtëpive dhe janë ndërtuar në këtë formë dhe nuk janë mjaftueshmërisht të mira, për shumë arsye. Madje, mund të paraqesin dhe rrezikshmëri, siç e pamë kur na ndodhi dhe tërmeti. Pra, një shqiptar, i cili ishte me ne në një ditë të bukur kur u takuam me përfaqësues të startupeve dhe inovacionin, ka shpikur platformën e inteligjencës artificiale me vektorë dhe algoritme e cila do të ketë privilegjin që ta lançojë këtë në Tiranë. Ai është në Vienë me ekipin e tij dhe do ta lançojë dhe do të jetë në treg kjo platformë, për të ndërtuar për të gjithë. E kam parë, është absolutisht magjike, është e pabesueshme. Dhe doni të ndërtoni shtëpinë?  Dhe jepni indikacionet. Nëse mund të bëni një skicë të vogël amatorësh, ok, por mund të shkruani që unë ‘’dua të ndërtoj një shtëpi’’ e cila të lidhet me traditën e shtëpive të veriut, për shembull, apo me shtëpitë apo me “chillerat” dhe kjo platformë ju ndërton shtëpinë. Nuk është një gjë e thjeshtë kjo. Pasi ju bën shtëpinë dhe ju mund të thoni ‘’unë mund të bëj disa amendime, disa ndryshime më poshtë apo derën pak më poshtë, duke qenë se jam më i shkurtër, ose të hap dritaren’’ dhe më pas madje, ju bën dhe skicën inxhinierike. Pra, praktikisht nuk të duhet fare të ndërtosh, siç e keni bërë tradicionalisht. Nuk duhet të shkoni në një zyrë shumë të shtrenjtë për të marrë arkitektët në punë, t’i paguash për këtë, t’i paguash për atë inxhinierët, por shumë thjeshtë mund të keni shtëpinë në kompjuter dhe këtë platformë dhe të merrni një leje në bashki me këtë lloj plani. Kjo është reale, e prekshme. Në tetor do të prezantohet në tiranë dhe do të jetë në treg dhe në duart e gjithsecilit. Është fantastike. Pra si dhe në ç‘mënyrë njerëzit munden ta kalojnë inteligjencën artificiale që ndihmojnë njerëzit. Pra kanë njerëz që nuk kanë mundësi të paguajnë për arkitektë, për inxhinierë. Çfarë bëjnë qeveritë ? E bëjnë të vështirë, sepse nga ana tjetër qeveritë duhet të garantojnë që shtëpia të jetë e sigurtë, e qëndrueshme, por me këtë ne, me këtë platformë ne do të bëjmë një promovim dhe njerëzit mund të ndërtojnë shtëpitë e tyre në mënyrë shumë të thjeshtë. Mund të ndërtojnë dhe godina, është një instrument për arkitektët, për arkitektët e mëdhenj dhe mund të punojnë me këtë platformë. Çfarë bën, profesor kjo? Kjo eliminon, kjo është çmenduri. Eliminon 95% të punës së bërë që njerëzit bëjnë në praktikën e tyre të arkitekturës. Pra është çmenduri e vërtetë. Do t’i bëjë arkitektët jo aq të shtrenjtë. Është gjë e mirë. Dhe ti ke shumë të drejtë. Ka shumë që mund të bëjë AI për demokratizimin.

– Kemi parë dy sfida, mungesa e kapaciteteve kërkimore si dhe ‘funding’ në lidhje me këto kapacitete kërkimore dhe inovatore, dhe dy, dëshira e pakët dhe burokracitë e larta ndaj institucionit për ta avancuar këtë inovacion apo kërkim shkencor. Si e shihni, a do të ketë një politikë mbështetëse që të adresojë këto sfida për të mundësuar avancimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Kryeministri Edi Rama: Nuk mund të them për rastin konkret se nuk kam asnjë ide për këtë, por siç po përpiqemi të themi që nga fillimi, qëllimi është t’i shkrijmë, mundësisht plotësisht barrierat midis sektorit publik dhe sektorit privat në zhvillimin e inovacionit dhe të krijojmë një sinergji nga ku të dyja palët të fitojnë. Sektori privat duke shfrytëzuar të dhënat dhe aksesin, dhe sektori publik duke shfrytëzuar çfarë mund të lindi nga puna me të dhënat. Unë kam shumë, shumë besim për hir të së vërtetës, se siç e tha dhe ministrja në fillim, ky ekosistem është akoma mbase i brishtë, është akoma mbase i vogël në volum, por ka shumë potencial brenda dhe ka shumë talent. Ne do bëjmë çmos që të zgjerojmë ekosistemin me më shumë talent akoma, dhe të mbështesim me të gjithë mundësitë talentin që është pjesë e ekosistemit, patjetër.

***

Kryeministri Edi Rama: Do doja të shtoja dhe diçka tjetër që e thashë dhe në fillim për këshillin kombëtar, për inovacionin. Ajo që ne duam të bëjmë është të krijojmë një hapësirë jo vetëm për të shkëmbyer informacione dhe këndvështrime në mënyrë informale por të kemi një agjendë ku ka propozime, ka një agjendë dhe ka marrjen e vendimeve në një parlament, parlament të vërtetë, parlamenti i njerëzve, parlamenti i botes së inovacionit, me ministren dhe me të tjerë persona nga qeveria. Ndaj ne kemi rënë dakord me shoqatën, Këshilli Kombëtar për Teknologjinë dhe Inovacionin, do të luajë rolin e sekretariatit ku të gjithë mundet të aksesojnë për gjëra që duhen diskutuar siç është për shembull shembulli i asaj vajzës së startup që do të bënte një startup me vëllain e saj, ka diçka konkrete atje ku mund të shtyhet, mund të nxitet, ka një agjendë e cila është miratuar dhe ka diskutime gjatë gjithë ditës dhe mund të merren dhe vendime. Dhe pastaj ministrja i paraqet ato për transformimin e legjislacionit ndaj propozimi për të prezantuar nëpërmjet mekanizmave facilituese është një gjë shumë e rëndësishme në botën e start up-eve. Dhe kjo është diçka e mirë, por patjetër duhet të shikojmë dhe anën tjetër të medaljes që është kostot, çka do të thotë patjetër që këto kosto do të paguhen me paratë e taksave. Sa do të kushtojë kjo gjë, në cilën mënyrë, nuk do bëhet në mënyrë që të mos dëmtojë sistemin tatimor e kështu me radhë. Pra çdo gjë është e hapur prandaj ju lutem merreni seriozisht sepse nuk është puna që ne të vrapojmë pas jush dhe t’ju themi “hë si ndiheni, çfarë doni”, por ju duhet të vraponi pas nesh. Ne po përpiqemi të krijojmë hapësirat për këtë gjë ku mund të takohemi me njeri tjetrin dhe ku ju mund të na thoni në mënyrë të strukturuar jetën tuaj, problemet që hasni në jetën tuaj, që nga problemet më të mëdha deri tek problemet më të vogla që le të themi janë të vogla për ne por nuk janë të vogla për një person i cili mund të jetë duke vuajtur nga ky problem. Kjo është ajo që unë  e quaj hapësira demokratike të cilën ne duhet ta diskutojmë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri.

– Pyetja ime është e thjeshtë, duke qenë se tani jam drejtues dhe themelues i një komuniteti të AI që ka ekspertët më të mirë të AI në vend, dhe të Data Science në këndvështrimin tim përfshi dhe diasporën gjithashtu. Pyetja ime është e thjeshtë, e nisur për iniciativën më të re me Ministrin e AI, a do ketë ose e keni konsideruar faktin që të ketë një hapësirë edhe për pjesën tjetër të komunitetit “Data Science” në Shqipëri për të kontribuar, për ta bërë më të mirë dhe për të përmirësuar shërbimet që ministri AI ofron. Faleminderit.

Kryeministri Edi Rama: Pyetje shumë e mirë “pas pilafit”, e thashë në fillim. Ne duan të mbështesim Ministren e Inteligjencës artificiale me një akselerator dhe akseleratori nuk mund të jetë një grup njerëzish i marrë në punë nga qeveria, duhet të jetë një grup miks njerëzish nga qeveria dhe nga sektori privat, patjetër.

Pra jeni më se të mirëpritur që ta “rrëmbeni” ministren e Inteligjencës Artificiale për çfarëdo lloj gjëje që ju duhet dhe është një kënaqësi që t’ju prezantoj me këtë djalin, sepse ata kanë bërë diçka fantastike, një zgjidhje fantastike e inteligjencës artificiale për disa porte në Shtetet e Bashkuara dhe presidenti i Shtetit të Bashkuar mendoj se duhet t’i japë një çmim, sepse kanë kontribuar shumë për axhendën e luftës kundër kontrabandës së drogës në Shtetet e Bashkuara dhe na kanë ndihmuar patjetër dhe është një kënaqësi e madhe që t’ju kemi këtu si pjesë e rrugëtimit tonë dhe të kemi talentin tuaj tek ministrja jonë, si një kontribut te ministrja jonë. Dalina do të kujdeset që të mos t’iu lerë juve të largoheni pa u angazhuar në mënyrë konkrete në të gjithë këtë sipërmarrje.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.