NJOFTIM
PËR PËRFUNDIMIN E PROCEDURËS SË APLIKIMIT PËR FUNKSIONIN E KRYETARIT TË KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK
Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik, shpallur në datën 14 nëntor 2025, bazuar në ligjin nr.162/2020, “Për prokurimin publik” si dhe të vendimit nr.46, datë 26.1.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të detajuara për procedurën përzgjedhëse të kandidaturave për kryetar dhe anëtar të Komisionit të Prokurimit Publik”, njoftohet përfundimi i kësaj procedure pa sukses, për shkak të mosplotësimit të numrit minimal të kandidaturave të kualifikuara.