NJOFTIM PËR KANDIDIM
PËR
PËRZGJEDHJEN E ANËTARËVE NGA SHOQËRIA CIVILE PËR KËSHILLIN KOMBËTAR PËR AFTËSINË E KUFIZUAR (KKAK)
Në zbatim të pikës 2, nenit 12, të Ligjit nr. 93/2014, datë 28.07.2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e Personave me Aftësi të Kufizuara”, pikës 2, nenit 2, të VKM nr. 48, 21.01.2015, pikës 2, nenit 2, “Për miratimin e Rregullores për funksionimin e Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar” dhe pikës 3.2 të Urdhërit nr. 12, datë 9.02.2015 të Kryeministrit “Për ngritjen e Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar”, shpallet konkurrimi për kandidaturat për përfaqësues të shoqërisë civile, anëtarë të Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar.
I. Çdo Organizatë e Personave me Aftësi të Kufizuar ftohet të propozojë 2 (dy) kandidatura. Ndër të gjitha kandidaturat e propozuara do të përzgjidhen 5 (pesë) anëtarë, për të përfaqësuar Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuar në KKAK. Përzgjedhja do të bazohet në kriteret si më poshtë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të jetë individ me aftësi të kufizuar ose prind si mbështetës në vendimmarrje;
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
- Të jetë i njohur për veprimtari në fushën e aftësisë së kufizuar dhe integritet të pastër moral;
- Të ketë ndërmarrë ose të jetë pjesë e iniciativave ligjore, institucionale, fushatave, lobimeve, projekteve etj. për çështjet e aftësisë së kufizuar;
- Përbëjnë avantazh kandidaturat femra.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Propozimi zyrtar nga OJF-ja që paraqet kandidaturën;
- Curriculum Vitae e individit të propozuar;
- Fotokopje e kartës identitetit;
- Dokument që identifikon llojin e aftësisë së kufizuar;
- Fotokopje e diplomës së shkollës së lartë;
- Dy referenca nga institucione/ organizata me të cilat ka bashkëpunuar për çështjet e mësipërme;
- Certifikata e regjistrimit të shoqatës/ OJF-së që paraqet propozimin ose një dokument që dëshmon aktivitetin e shoqatës/ OJF.
II. Çdo Organizatë për Personat me Aftësi të Kufizuar ftohet të propozojë 2 (dy) kandidatura. Ndër të gjitha kandidaturat e propozuara do të përzgjidhen 2 (dy) anëtarë, për të përfaqësuar Organizatat për Personat me Aftësi të Kufizuar në KKAK. Përzgjedhja do të bazohet në kriteret si më poshtë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të jetë individ me aftësi të kufizuar;
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
- Të jetë i njohur për veprimtari në fushën e aftësisë së kufizuar dhe integritet të pastër moral;
- Të ketë ndërmarrë ose të jetë pjesë e iniciativave ligjore, institucionale, fushatave, lobimeve, projekteve etj. për çështjet e aftësisë së kufizuar
- Përbëjnë avantazh propozimet e ardhura nga organizata , misioni i të cilave lidhet direkt me fushën e aftësisë së kufizuar dhe që kanë kontribuar për aftësinë e kufizuar nëpërmjet shërbimeve, botimeve, studimeve, vëzhgimeve, analizave e raporteve të kryera;
- Përbëjnë avantazh kandidaturat femra.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Propozimi zyrtar nga OJF-ja që paraqet kandidaturën;
- Curriculum Vitae e individit të propozuar;
- Fotokopje e kartës identitetit;
- Fotokopje e diplomës së shkollës së lartë;
- Dy referenca nga institucione/ organizata me të cilat ka bashkëpunuar për çështjet e mësipërme;
- Listë e botimeve, vëzhgimeve, raporteve dhe kopje të tyre.
- Certifikata e regjistrimit të shoqatës/ OJF-së që paraqet propozimin ose një dokument që dëshmon aktivitetin e shoqatës/ OJF.
Afati i paraqitjes së kandidaturave është 15 ditë nga dita e shpalljes së këtij njoftimi në faqen elektronike zyrtare të Kryeministrisë.
Dokumentacioni , si më sipër, do të dorëzohet në zyrën e Sekretariatit Teknik të KKAK, në adresën:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Rruga e Kavajës, Nr. 1
Tiranë