Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama, po zhvillon sot një vizitë pune në Kosovë me agjendë takimesh dypalëshe dhe aktivitete akademike.

Në nisje të vizitës, Kryeministri Rama u prit në selinë e Presidencës nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën zhvilloi një takim kokë më kokë.

Gjatë ditës, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si dhe do të pritet në ambientet e Universitetit “Hasan Prishtina”, ku do të mbajë një leksion të hapur me studentët e këtij universiteti dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Kryeministri Rama do të takohet ndër të tjera me homologun e tij, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.