Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në kuadër të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, u nënshkrua dhe më pas u shkëmbye marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane për bashkëpunim strategjik në kujdesin shëndetësor, energji, mjedis, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, trajtimin e migracionit të parregullt, arsim, inovacion, diasporë, transformim ekonomik dhe rritjen inteligjente.

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Republikës së Italisë Giorgia Meloni, në një nga mjediset e jashtme të Vila Doria Pamphilj, në Romë. Më pas u firmosën edhe marrëveshjet e tjera nga ministrat përkatës.

* * *

  1. Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike
  2. Marrëveshje ndërqeveritare në lidhje me koncesionin e një huaje ndihme për mbështetjen e krijimit të një sistemi të mbrojtjes civile shqiptare
  3. Marrëveshje ekzekutive për nismën kundrejt përforcimit të aftësive të mbrojtjes civile në Shqipëri
  4. Marrëveshje për realizimin e projektit në mbështetje të neonatologjisë, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave
  5. Memorandum mirëkuptimi operativ kundër trafikut të drogës
  6. Marrëveshje për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes
  7. Memorandum mirëkuptimi mes fondacionit MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve i Shekullit të XXI dhe Galeria Kombëtare e Arteve e Republikës së Shqipërisë
  8. Protokoll mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes civile
  9. Marrëveshje teknike për dorëzimin e dy motovedetave të Guardia Costiera italiane për Forcën Detare Bregdetare Shqiptare
  10. Deklaratë mirëkuptimi mes departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile shqiptare dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, zyra e Tiranës
  11. Marrëveshje financiare mes Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë eklektike në Shqipërinë veriore, pas tërmetit të vitit 2019
  12. Memorandum mirëkuptimi me Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë
  13. Memorandum mirëkuptimi me Simest SpA dhe Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve Shqiptare, AIDA
  14. Memorandum mirëkuptimi mes Fincantieri dhe KAYO, memorandum paraprak përpara krijimit të joint ventures për punimet në kantieret e Pasha Limanit
  15. Memorandum mirëkuptimi mes Leonardo SpA dhe KAYO

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.