Thirrje për shprehje interesi:
Pozicion vakant në kuadër të Programit IPA BNK Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2021-2027
Në kuadër të Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2021-2027, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si në vijim:
1 (një) Nëpunës i Projekti së Antenës (Elbasan) për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2021 -2027.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:
- Letër motivimi në anglisht;
- Curriculum vitae (CV) në formatin Europass në anglisht;
- Fotokopje të Diplomave Universitare (nuk është e nevojshme të jenë të përkthyera);
- Fotokopje të Pasaportës ose Kartës së Identitetit;
- Dëshmi Penaliteti;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore;
- Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, etj.
Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës dhe kërkesat dhe kualifikimet shtesë, mund të gjeni në Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë shprehjen e interesit dhe dokumentacionin mbështetës me postë në adresën:
Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës SASPAC, Rruga “Kuvajt”, Tiranë, me subjekt: “Application for Project Officer, Antenna Elbasan, IPA III CBC North Macedonia-Albania”, deri më 31 gusht 2025. Data e dorëzimit do të verifikohet nga vula e postës. Çdo aplikim i dorëzuar pas kësaj date nuk do të merret parasysh. Shprehja e interesit nuk mund të bëhet nëpërmjet email-it.