Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 10 Prill 2026: 
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES E TË QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shtetasit e Ukrainës lejohen të hyjnë pa vizë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30.3.2027.
2. Shtetasit e Ukrainës, të cilët gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë,  lejohen të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30.3.2027.
3. Vendimi nr.169, datë 18.3.2022, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohet.
4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KUSHTEVE TË NEGOCIIMIT TË SHOQËRISË SHTETËRORE “KAYO”, SH.A., ME SHOQËRI PRIVATE PËR KRIJIMIN  E NJË SHOQËRIE TË PËRBASHKËT PËR PRODHIMIN, MONTIMIN, RIPARIMIN DHE TREGTIMIN E MJETEVE FLUTURUESE PA PILOT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 10, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ky vendim ka për objekt miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë “KAYO”, sh.a., me shoqëri private, me qëllim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët për prodhimin, montimin, riparimin dhe tregtimin e mjeteve fluturuese pa pilot, të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare dhe sipas kushteve të përcaktuara në këtë vendim.
2. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të negociojë dhe do të pranojë një pjesëmarrje jo më të ulët se 25% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët, që do të krijojë me shoqëri private.
3. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 1 000 m2, që do t’i jepen në përdorim shoqërisë së përbashkët, në një nga format e parashikuara nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pa të drejtë tjetërsimi.
4. Shoqëria “KAYO”, sh.a., gjatë procesit të negociimit, në çdo rast siguron nga subjekti, me të cilin negocion, minimalisht:
a) një vlerë investimi jo më të ulët se 30 milionë euro në harkun kohor të                    3 (tre) vjetëve;
b) punësimin e jo më pak se 35 punonjësve në harkun kohor të 3 (tre) vjetëve;
c) ofrimin e linjave teknologjike të prodhimit të mjeteve fluturuese pa pilot;
ç)  sigurimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve në rast eksporti.
5. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër gjatë negociatave se, përpos parashikimeve të tjera, objekti i aktivitetit të shoqërisë tregtare, që do të krijohet, do të përmbajë montimin, prodhimin, riparimin dhe tregtimin e mjeteve fluturuese pa pilot.
6. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër gjatë negociatave se administratori/ët e shoqërisë, që do të krijohet nga dy shoqëritë e sipërpërmendura, zgjidhet me dakordërsinë e shoqërisë “KAYO”, sh.a.
7. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër gjatë negociatave se minimalisht 30% të këshillit drejtues ose këshillit mbikëqyrës të shoqërisë, që do të krijohet, në rast se forma e shoqërisë parashikon këto organe drejtuese/mbikëqyrëse, do të emërohen nga shoqëria “KAYO”, sh.a.
8. Statuti i shoqërisë, që do të krijohet, përmban dispozitat për të drejtën e vetos, që gëzon shoqëria “KAYO”, sh.a, në bazë të pikës 9, të nenit 10, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.
9. Siguria fizike e personelit dhe e infrastrukturës do të sigurohet nga Forcat e Armatosura, sipas akteve nënligjore, të dala nga autoritetet kompetente sipas ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
10. Ngarkohet shoqëria shtetërore “KAYO”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KUSHTEVE TË NEGOCIIMIT TË SHOQËRISË SHTETËRORE “KAYO”, SH.A., ME SHOQËRI PRIVATE, PËR KRIJIMIN E NJË SHOQËRIE TË PËRBASHKËT, ME QËLLIM NDËRTIMIN E RIPARIMIN E MJETEVE MOTORIKE LUNDRUESE USHTARAKE DHE CIVILE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 10, të  ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ky vendim ka për objekt miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë “KAYO”, sh.a., me shoqëri private, me qëllim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët për ndërtimin e riparimin e mjeteve motorike lundruese ushtarake dhe civile, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare dhe sipas kushteve të përcaktuara në këtë vendim.
2. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të negociojë dhe do të pranojë një pjesëmarrje jo më të ulët se 40% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët, që do të krijojë me shoqëri private.
3. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të ndodhura në kantierin detar të Pashalimanit, pasuri, të cilat do t’i jepen në përdorim shoqërisë së përbashkët në një nga format e parashikuara nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pa të drejtë tjetërsimi.
4. Shoqëria “KAYO”, sh.a., gjatë procesit të negociimit, në çdo rast, siguron nga subjekti, me të cilin negocion, minimalisht:
a) transferimin e njohurive teknike, si edhe të praktikave operacionale dhe të procedurave të brendshme lidhur me ndërtimin e riparimin e mjeteve lundruese;
b) ofrimin e projekteve dhe të kontratave për ndërtimin e mjeteve lundruese në kantierin detar të Pashalimanit;
c) vënien në dispozicion të shoqërisë aksionare, që do të krijohet, të burimeve njerëzore dhe mbështetjen teknike e logjistike për ndërtimin e riparimin e mjeteve lundruese në kantierin e Pashalimanit;
ç) ofrimin e trajnimeve të personelit shqiptar lidhur me ndërtimin e riparimin e mjeteve lundruese;
d) ofrimin e asistencës për përshtatjen e kurrikulave mësimore lidhur me aktivitetin e riparimit e të ndërtimit të mjeteve lundruese për institucionet arsimore në Republikën e Shqipërisë;
dh) sigurimin e rrjetit të shpërndarjes së mjeteve motorike lundruese detare, në rast eksporti.
5. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se, përpos parashikimeve të tjera, objekti i aktivitetit të shoqërisë tregtare, që do të krijohet, do të përfshijë ndërtimin e riparimin e mjeteve motorike lundruese ushtarake dhe civile për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për përdorim nga strukturat e tjera të sigurisë, si dhe për përdorim civil.
6. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se administratori/ët i/e shoqërisë, që do të krijohet, do të zgjidhet/n me dakordërsinë e shoqërisë “KAYO”, sh.a.
7. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se, minimalisht, 40% të këshillit drejtues ose të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë, që do të krijohet, në rast se forma e shoqërisë parashikon këto organe drejtuese/mbikëqyrëse, do të emërohen nga shoqëria “KAYO”, sh.a.
8. Statuti i shoqërisë, që do të krijohet, përmban dispozitat mbi të drejtën e vetos, që gëzon shoqëria “KAYO”, sh.a, në bazë të pikës 9, të nenit 10, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.
9. Siguria fizike e personelit dhe infrastrukturës do të sigurohet nga Forcat e Armatosura, sipas akteve nënligjore të dala nga autoritetet kompetente, sipas ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
10. Ngarkohet shoqëria shtetërore “KAYO”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe  botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE  TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË  SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, PËR OPERATORIN  E SISTEMIT TË SHPËRNDARJES, SH.A.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për Operatorin  e Sistemit të Shpërndarjes, sh.a., sipas formularëve dhe planrilevimeve, që i bashkëlidhen këtij vendimi, për ushtrimin e veprimtarisë, sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore.
2. Lista përbëhet, gjithsej, nga 18 (tetëmbëdhjetë) fletë formulari, 18 (tetëmbëdhjetë) planrilevime dhe janë pjesë përbërëse të këtij vendimi.
3. Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, sh.a., u ndalohet të ndryshojnë destinacionin e përdorimit të pronave të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, apo t’i tjetërsojnë ato.
4. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, sh.a., dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR  “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.61/2012,  “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin  joqeveritar “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR  “PËR PËRGJEGJËSINË FINANCIARE TË PUNONJËSVE PUBLIKË”
Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin  joqeveritar “Për përgjegjësinë financiare të punonjësve publikë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR  “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.92/2014, “PËR TATIMIN  MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,  TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin  joqeveritar “Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.61, DATË 29.1.2025, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN,  PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN  NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I FIDERAVE ME KABËLL 20 KV, V4, V5 DHE KABINAVE TË REJA NGA NËNSTACIONI I RI VALIAS”,   TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të dhënat e pasurisë me numër rendor 8 të tabelës, bashkëlidhur  vendimit nr.61, datë 29.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i fiderave me kabëll 20 kV, V4, V5 dhe kabinave të reja nga nënstacioni i ri Valias”, të ndryshuar, zëvendësohen me të dhënat e pasurisë me numrin rendor 8 të tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group, sh.a.
3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group, sh.a., Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kamzë Vorë, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE  NR.449, DATË 27.5.2015, NR.543, DATË 29.9.2021, NR.117, DATË 2.3.2022, NR.488, DATË 21.7.2022, NR.635, DATË 15.11.2023, NR.7, DATË 11.1.2024, NR.606, DATË 2.10.2024, NR.3, DATË 9.1.2025, NR.546, DATË 1.10.2025, DHE NR.345, DATË 24.4.2013,  PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET E LEGALIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 24 të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.449, datë 27.5.2015, nr.543,  datë 29.9.2021, nr.117, datë 2.3.2022, nr.488, datë 21.7.2022, nr.635,  datë 15.11.2023, nr.7, datë 11.1.2024, nr.606, datë 2.10.2024, nr.3,    datë 9.1.2025, nr.546, datë 1.10.2025, dhe nr.345, datë 24.4.2013, “Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara”, për drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Rurale 2, Tiranë Rurale 1, Elbasan,      Durrës – Kavajë – Krujë, Korçë, Tiranë Jug dhe Vlorë bëhen ndryshimet, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, nga “lidhja A” deri në “lidhjen J”, si më poshtë vijon:
1. Në vendimin nr.449, datë 27.5.2015, të Këshillit të Ministrave, në zonën kadastrale 8150, Qarku Tiranë, në tabelën 1, bashkëlidhur vendimit, anulohet kompensimi financiar, sipas lidhjes A, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Në vendimin nr.543, datë 29.9.2021, të Këshillit të Ministrave, në                    shtojcën nr.1, bashkëlidhur vendimit, në zonën kadastrale 3866, Qarku Tiranë, korrigjohet emri i pronarit që përfiton kompensimin financiar, për pasurinë me nr.312/81, sipas lidhjes B, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Në vendimin nr.117, datë 2.3.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet e mëposhtme në shtojcën nr.1, bashkëlidhur vendimit, sipas lidhjes C, që i bashkëlidhet këtij vendimi:
a) Në zonën kadastrale 2460, Qarku Tiranë, për pasurinë me                                  nr.505/249 anulohet kompensimi financiar si pasojë e përditësimit hartografik;
b) Në zonën kadastrale 2124, Qarku Elbasan, për pasurinë me                            nr.336/7/3 dhe për pasurinë me nr.336/8/1 ndryshohen sipërfaqet e kompensimit si pasojë e përditësimit hartografik.
4. Në vendimin nr.488, datë 21.7.2022, të Këshillit të Ministrave, në               shtojcën nr.1, bashkëlidhur vendimit, në zonën kadastrale 8522, Qarku Elbasan, korrigjohet një nga emrat e pronarëve përfitues të kompensimit financiar, si pasojë e një gabimi material, sipas lidhjes D, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
5. Në vendimin nr.635, datë 15.11.2023, të Këshillit të Ministrave, në shtojcën nr.1, bashkëlidhur vendimit, bëhen ndryshimet e mëposhtme, sipas lidhjes E, që i bashkëlidhet këtij vendimi:
a) Në zonën kadastrale 3426, Qarku Tiranë, ndryshohen sipërfaqet e kompensimit, si pasojë e përditësimit hartografik, për pasuritë me nr.73/55 dhe nr.73/54;
b) Në zonën kadastrale 3266, Qarku Tiranë, anulohet kompensimi financiar si pasojë e përditësimit hartografik.
6. Në vendimin nr.7, datë 11.1.2024, të Këshillit të Ministrave, në         shtojcën nr.1, bashkëlidhur vendimit, në zonën kadastrale 8527, Qarku Elbasan, korrigjohen emrat e përfituesve të objektit informal, bazuar në vendimin e legalizimit, sipas lidhjes F, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
7. Në vendimin nr.606, datë 2.10.2024, të Këshillit të Ministrave, në                  shtojcën nr.1, bashkëlidhur vendimit, në zonën kadastrale 8551, Qarku Tiranë, për pasurinë me nr.6/144 anulohet kompensimi financiar, sipas lidhjes G, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
8. Në vendimin nr.3, datë 9.1.2025, të Këshillit të Ministrave, në                       shtojcën nr.1, bashkëlidhur vendimit, bëhen ndryshimet e mëposhtme, sipas lidhjes H, që i bashkëlidhet këtij vendimi:
a) Në zonën kadastrale 8562, Qarku Korçë, për pasuritë me nr.1/1110 dhe nr.1/226 saktësohen emrat e përfituesve të kompensimit financiar, si dhe sipërfaqja e kompensimit për pasurinë me nr.1/226;
b) Në zonën kadastrale 2704, Qarku Tiranë, për pasurinë me nr.197/64 anulohet kompensimi financiar si pasojë e përditësimit hartografik;
c) Në zonën kadastrale 3976, Qarku Tiranë, për pasurinë nr.255/123, anulohet kompensimi financiar si pasojë e përditësimit hartografik;
ç) Në zonën kadastrale 8180, Qarku Tiranë, anulohet kompensimi financiar për parcelat ndërtimore në favor të objekteve informale të ndërtuara mbi pasuritë me nr.8/1069, nr.8/268, nr.8/270 dhe nr.8/1071;
d) Në zonën kadastrale 8180, Qarku Tiranë, anulohet kompensimi financiar për parcelën ndërtimore në favor të objektit informal të ndërtuar mbi pasuritë me nr.8/1069 dhe nr.8/268;
     dh) Në zonën kadastrale 8190, Qarku Tiranë, për pasuritë me nr.14/257 dhe
nr.14/256 ndryshohen sipërfaqet e kompensimit si pasojë e
përditësimit hartografik.
9. Në vendimin nr.546, datë 1.10.2025, të Këshillit të Ministrave, në                  shtojcën nr.1, bashkëlidhur vendimit, në zonën kadastrale 8190, Qarku Tiranë, korrigjohet emri i përfituesit të objektit informal, bazuar në vendimin e legalizimit, si dhe pasqyrohen kufizimet, që janë në                   seksionin E të kartelës, sipas lidhjes I, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
10. Në vendimin nr.345, datë 24.4.2013, të Këshillit të Ministrave, në listën bashkëlidhur vendimit bëhen ndryshimet e mëposhtme, sipas lidhjes J, që i bashkëlidhet këtij vendimi:
a) Në zonën kadastrale 8603, Qarku Vlorë, anulohet kalimi i pronësisë së parcelës ndërtimore në favor të objektit informal për pasurinë me nr.23/411, bazuar në vendimin për përjashtimin e ndërtimit pa leje;
b) Në zonën kadastrale 8603, Qarku Vlorë, anulohet kalimi i pronësisë së parcelës ndërtimore në favor të objektit informal për pasurinë me nr.23/410, bazuar në vendimin për përjashtimin e ndërtimit pa leje.
II. Ngarkohen Agjencia e Trajtimit të Pronave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.17, DATË 16.1.2019,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN  E SHOQËRIVE TË TJERA SHTETËRORE OSE PRIVATE, TË RËNDËSISHME PËR INTERESIN E PUBLIKUT, PËR SHKAK  TË NATYRËS SË BIZNESIT, MADHËSISË OSE NUMRIT TË PUNËMARRËSVE TË TYRE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 23, të nenit 2, të ligjit nr.10091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në nëndarjen III, “Klasifikimi për shkak të madhësisë së biznesit”, të  vendimit nr.17, datë 16.1.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e shoqërive të tjera shtetërore ose private, të rëndësishme për interesin e publikut, për shkak të natyrës së biznesit, madhësisë ose numrit të punëmarrësve të tyre”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Në shkronjën “a”, togfjalëshi “… 2 500 000 000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekë …” zëvendësohet me “… 4 000 000 000 (katër miliardë)                 lekë …”.
2. Në shkronjën “b”, togfjalëshi “… 1 250 000 000 (një miliard e dyqind e pesëdhjetë milionë) lekë …” zëvendësohet me “… 2 000 000 000 (dy miliardë) lekë …”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.45, DATË 22.1.2025, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN  E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONIN USHTARAK “INTERFLEX” NË MBRETËRINË E BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS SË VERIUT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.9363,  datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.45, datë 22.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut”, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 1, togfjalëshi “… 8 (tetë) ushtarakëve …” zëvendësohet me                 “… 12 (dymbëdhjetë) ushtarakëve …”;
b) Në pikën 4, fjalët “Kohëzgjatja e këtij misioni është 1 vit …” zëvendësohen me “Kohëzgjatja e këtij misioni është deri                                            më 28.2.2027 …”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
3. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.606, DATË 14.9.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PROGRAMIT KOMBËTAR PËR AKTIVITETET JASHTË ORARIT MËSIMOR DHE PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2022, MIRATUAR PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SPORTIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 3, të nenit 54, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.606, datë 14.9.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Titulli zëvendësohet me “Për zbatimin e programit “pas shkolle””;
b) Kudo në vendim, fjalët “… Programi/et Kombëtar/e për Aktivitetet jashtë Orarit Mësimor (JOM) …” zëvendësohen me “… programi/et “pas  shkolle” …”;
c) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Zbatimin e programit “pas shkolle”, i cili është i organizuar dhe i strukturuar në veprimtari, që zhvillohen jashtë orarit mësimor të detyruar dhe ka për qëllim përforcimin e të nxënit dhe zhvillimin gjithëpërfshirës të aftësive edukative, sociale, sportive, kulturore dhe krijuese të nxënësve, i miratuar sipas ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.”.
ç)  Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Programi “pas shkolle” realizohet në institucionet arsimore parauniversitare publike të arsimit bazë dhe të arsimit të mesëm të lartë.”.
d) Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Pagesa për një orë mësimore për zbatimin e programit “pas shkolle” për mësuesit dhe trajnerët, për veprimtaritë që zhvillohen jashtë orarit mësimor të detyruar, është 1 000 (një mijë) lekë.”.
dh) Pikat 4, 6 e 6/1 shfuqizohen;
         e) Aneksi 1, bashkëlidhur vendimit, shfuqizohet.
2. Ngarkohet Ministria e Arsimit për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1108, DATË 30.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS  SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT KALOJNË NË PRONËSI TË OPERATORIT TË SISTEMIT TË SHPËRNDARJES, SH.A.”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, bashkëlidhur vendimit nr.1108, datë 30.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat kalojnë në pronësi të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, sh.a.”, përmasat e pronave me emërtimin “N/Stacioni nr.3 (Metalurgji)”, “N/Stacioni nr.1 (Metalurgji)”, “N/Stacioni nr.5 (Vidhas)”, të ndodhura në Elbasan, “N/Stacioni 110/35/6 kV Ersekë, Kolonjë”, “N/Stacioni 110/35/6 kV Kavajë” dhe “N/Stacioni 110/35/10 kV Pukë” zëvendësohen me përmasat e përcaktuara në formularët, 6 (gjashtë) fletë, dhe planrilevimet, 6 (gjashtë) fletë, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohen Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, sh.a., dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR ORGANIZIMIN  DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MBËSHTETJES  SË PROJEKTEVE TË NGRITUR PRANË AUTORITETIT TË MBIKËQYRJES SË LOJËRAVE TË FATIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 52/2, të  ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky vendim miraton rregullat për ngritjen, organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve (në vijim Këshilli), kushtet dhe kërkesat për financimin e projekteve, dokumentacionin dhe procedurën e shqyrtimit dhe vlerësimit të projekteve.
KREU II
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I KËSHILLIT
Neni 2
Përbërja e Këshillit
Këshilli kryesohet nga Zëvendëskryeministri dhe në përbërje ka anëtarë, titullarët e ministrive dhe institucioneve të mëposhtme:
a) Ministrin përgjegjës për financat, anëtar;
b) Ministrin përgjegjës për sportin, anëtar;
ç)    Ministrin përgjegjës për kulturën, anëtar;
c) Ministrin përgjegjës për inovacionin, anëtar;
 d) Ministrin përgjegjës për çështjet sociale, anëtar;
dh) Titullarin  e autoritetit  përgjegjës për qeverisjen elektronike, anëtar.
Neni 3
Detyrat e Këshillit
1. Këshilli ushtron detyrat e mëposhtme:
a) Përcakton prioritetet vjetore të financimit;
b) Miraton kriteret dhe procedurat e aplikimit;
c) Shqyrton e miraton projektpropozimet;
ç)  Miraton kontratat tip;
d) Ndjek zbatimin dhe monitoron projektet.
2. Kriteret, procedurat e aplikimit, si dhe kontratat tip, të parashikuara në këtë vendim, hartohen nga sekretariati teknik dhe i paraqiten Këshillit për miratim.
Neni 4
Kryetari dhe sekretariati teknik
1. Komisioni i Licencave ushtron funksionin e sekretariatit teknik të Këshillit dhe e mbështet atë në përmbushjen e detyrave.
2. Kryetari drejton mbledhjet, siguron zbatimin e dispozitave të ligjit dhe mbarëvajtjen e punës së Këshillit.
Neni 5
Deklarimi i konfliktit të interesit dhe deklarata e konfidencialitetit
1.  Kryetari dhe çdo anëtar i Këshillit, nëpërmjet një deklarate me shkrim, është i detyruar të heqë dorë nga pjesëmarrja në mbledhje, kur midis tij dhe personave fizikë ose subjekteve juridike që shqyrtohen, diskutohen ose vendosen çështje, ekziston konflikt interesi, sipas legjislacionit në fuqi për konfliktin e interesit.
2. Kryetari dhe/ose çdo anëtari i Këshillit nuk marrin pjesë në procedurat e shqyrtimit, diskutimit dhe votimit për çdo çështje, ku kanë interes të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, i cili mund të cenojë paanësinë e tyre në vendimmarrje.
3. Kryetari dhe anëtarët e Këshillit nënshkruajnë gjithashtu deklaratën për ruajtjen e konfidencialitetit lidhur me të dhënat dhe informacionet, që u bëhen të njohura gjatë ushtrimit të detyrës.
Neni 6
Mbledhjet
1. Kryetari vendos për datën dhe orën e mbledhjeve të radhës.
2. Çdo ndryshim i datës ose i orës së mbledhjes u njoftohet të gjithë anëtarëve të Këshillit.
3. Njoftimi për thirrjen e mbledhjes, duke përfshirë rendin e ditës dhe materialet përkatëse, duhet t’u dorëzohet të gjithë anëtarëve të Këshillit, të paktën 5 (pesë) ditë pune para mbledhjes.
4. Mbledhja thirret brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve pas paraqitjes së kërkesës nga 1/3 e anëtarëve, të paktën 48 (dyzet e tetë) orë para datës së thirrjes.
5. Mbledhja e Këshillit është e vlefshme kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të tij.
6. Nëse në hapjen e mbledhjes nuk është e pranishme shumica e anëtarëve, Kryetari cakton një mbledhje të re të paktën 24 (njëzet e katër) orë pas mbledhjes së parë. Në këtë mbledhje të dytë, mbledhja është e vlefshme nëse janë të pranishëm të paktën gjysma e anëtarëve.
7. Anëtarët e Këshillit, që janë të pranishëm në mbledhje dhe nuk kanë ndonjë pengesë ligjore për të votuar, nuk kanë të drejtë të abstenojnë. Kryetari voton i fundit.
8. Në rastet kur rezultati i votimit është i barabartë, vota e Kryetarit është vendimtare.
9. Vendimet merren me votim të hapur.
Neni 7
Rendi i ditës
1. Kryetari përcakton rendin e ditës për çdo mbledhje të Këshillit. Rendi i ditës përfshin të gjitha çështjet, që janë propozuar me shkrim nga anëtarët dhe që hyjnë në kompetencën e Këshillit. Kërkesa për përfshirjen e një çështjeje në rendin e ditës paraqitet të paktën 5 (pesë) ditë pune përpara datës së mbledhjes.
2. Njoftimi për thirrjen e mbledhjes, duke përfshirë rendin e ditës dhe materialet përkatëse, u dorëzohet të gjithë anëtarëve të Këshillit, të paktën 5 (pesë) ditë pune para mbledhjes.
3. Rendi i ditës u shpërndahet të gjithë anëtarëve, të paktën 48 (dyzet e tetë) orë përpara datës dhe orës së mbledhjes.
Neni 8
Marrja e vendimeve
Këshilli merr vendime vetëm për çështjet e përfshira në rendin e ditës së mbledhjes, përveç rasteve kur të paktën 2/3 e anëtarëve vendosin të shqyrtojnë dhe të marrin vendime edhe për çështje, që nuk janë përfshirë në rendin e ditës.
Neni 9
Procesverbali i mbledhjes
1. Në çdo mbledhje mbahet një procesverbal, i cili përmban datën dhe vendin e mbledhjes, anëtarët pjesëmarrës, çështjet dhe diskutimet e trajtuara, vendimet e marra, formën dhe rezultatin e votimeve, detyrat dhe personat përgjegjës për zbatimin e tyre.
2. Procesverbali mbahet nga sekretariati teknik dhe i paraqitet të gjithë anëtarëve për miratim ose në fund të mbledhjes apo në fillim të mbledhjes pasardhëse. Pas miratimit, procesverbali nënshkruhet nga Kryetari dhe nga sekretariati teknik.
3. Në rastet kur Këshilli e konsideron të nevojshme dhe mbledhja ndahet në seanca, procesverbali miratohet menjëherë pas përfundimit të secilës seancë përkatëse. Vendimet e Këshillit hyjnë në fuqi vetëm pasi të jetë miratuar procesverbali i mbledhjes.
KREU III
KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN E PROJEKTEVE
Neni 10
Parimet e përzgjedhjes
Gjatë procesit të shqyrtimit dhe të përzgjedhjes së aplikimeve për financimin e projekteve nga Këshilli garantohen parimet e mëposhtme:
a) Liria e pjesëmarrjes dhe konkurrimi i barabartë;
b) Mosdiskriminimi dhe trajtimi i njëjtë i të gjithë aplikuesve;
c) Transparenca e procedurave të vendimmarrjes, duke siguruar që të gjithë aplikuesit të kenë akses në të dhënat dhe procedurat përkatëse;
ç) Paanësia në shqyrtimin e marrjen e vendimeve dhe parandalimi i çdo konflikti interesi.
Neni 11
Procedura e njoftimit dhe afatet e aplikimit
1. Këshilli përcakton me vendim periudhën e hapjes së thirrjes/thirrjeve dhe shumën e fondeve në dispozicion për financimin e projekteve.
2. Shpallja e njoftimit për pjesëmarrje në një procedurë konkurrimi, e udhëzimeve për pjesëmarrjen dhe kontratës tip kryhet në faqen e internetit të Ministrisë së Financave.
3. Këshilli përcakton dhe përfshin në njoftimin për pjesëmarrje afatin e dorëzimit të projektpropozimeve. Ky afat nuk mund të jetë më i shkurtër se 30 (tridhjetë) ditë pune nga data e botimit të njoftimit.
4. Afati i ri publikohet në faqen zyrtare të internetit dhe nuk mund të shtyhet më shumë se 30 (tridhjetë) ditë pune.
Neni 12
Kushtet për aplikuesit
1. Institucionet shtetërore, për projektet e propozuara nga subjektet aplikuese,  paraqesin për shqyrtim pranë sekretariatit teknik të Këshillit projektpropozimin dhe dokumentacionin shoqërues, sipas këtij vendimi.
2. Subjektet aplikuese, me qëllim përfitimin e financimit, duhet të plotësojnë këto kushte:
 a) Të kenë raporte financiare të audituara të vitit të fundit, pa opinion negativ;
 b) Të kenë të garantuara, në momentin e aplikimit, kapacitetet njerëzore të nevojshme për zbatimin e projektit, duke përfshirë të paktën 5 (pesë) persona të dedikuar, të cilët kanë realizuar të paktën një projekt ose veprimtari të ngjashme në fushën përkatëse gjatë tri viteve të fundit;
 c) Të mos jenë në procedurë falimenti ose likuidimi;
  ç) Të kenë përmbushur të gjitha detyrimet kontraktuale me natyrë financiare ndaj punonjësve;
d) Të mos kenë detyrime tatimore apo gjoba të papaguara.
Neni 13
Llojet e financimit
Këshilli miraton financime për dy periudha kohore:
a) Fonde për periudha afatshkurtra deri në 1 (një) vit kalendarik;
b) Fonde për periudha afatgjata deri në 3 (tri) vite kalendarike.
Neni 14
Aplikimi për financim dhe dokumentacioni shoqërues
1. Aplikimi për financim paraqitet sipas formularit tip, të publikuar në thirrjen për aplikim, dhe shoqërohet me dokumentacionin e përcaktuar në këtë vendim.
2. Formulari i aplikimit përmban informacionin e mëposhtëm:
a) Të dhënat identifikuese të institucionit aplikues dhe fusha e veprimit;
b) përshkrimin e projektit;
c) Objektivat, rezultatet dhe treguesit e pritshëm;
ç) Përfituesit dhe ndikimin e projektit;
d) Planin e zbatimit;
dh) Planin financiar me shpenzime të detajuara dhe të shpërndara sipas periudhave kohore;
e) Analizën e rreziqeve dhe masat për qëndrueshmërinë e projektit.
3. Dokumentacioni shoqërues i aplikimit përbëhet, detyrimisht, nga:
a)  raportet financiare të vitit të fundit, të audituara;
b) vërtetimi nga organi kompetent, që institucioni nuk është në procedurë falimenti ose likuidimi;
c) lista e stafit të përfshirë në projekt, së bashku me cv-të dhe dokumentimin e përvojës;
ç)  deklarata për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale ndaj punonjësve;
 d) buxheti i detajuar i projektit;
dh)  deklarata për mungesën e konfliktit të interesit.
4. Aplikimet pranohen vetëm për projekte që zbatohen në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 15
Procedura e përzgjedhjes së projekteve
1. Për çdo procedurë konkurrimi, Këshilli përcakton një kalendar të qartë të procesit të përzgjedhjes, duke përcaktuar afatet e dorëzimit të projektpropozimeve, shqyrtimin e pranueshmërisë, vlerësimin e projekteve, dhe fillimin e projektit.
2. Procedura e përzgjedhjes përfshin:
a) botimin e planit vjetor të veprimit në faqen zyrtare të AMLF-së;
b) njoftimin paraprak dhe publikimin e çdo procedure konkurrimi, duke përfshirë afatet dhe dokumentet që duhen dorëzuar;
c) vënien në dispozicion të dokumenteve dhe informacionit të nevojshëm për aplikuesit;
ç) sigurimin e sqarimeve dhe ndryshimeve gjatë procedurës, me shpjegimin e ndikimit të tyre në kriteret e vlerësimit;
d) regjistrimin e aplikimeve dhe identifikimin e institucioneve aplikuese;
dh) shqyrtimin e aplikimeve për të siguruar që plotësojnë kushtet e pranimit (kapacitetet teknike dhe financiare, dokumentacioni dhe përputhshmëria e stafit të dedikuar);
e) vlerësimin e projektpropozimeve dhe dokumentimin e çdo faze;
ë) njoftimin e rezultateve të vlerësimit, duke përfshirë kërkesat për sqarime ose rregullime kur është e nevojshme;
 f) njoftimin e arsyes për refuzimin e aplikimeve të skualifikuara;
 g) negociimin e mundshëm të ndryshimeve, si kusht për miratimin e projektpropozimit fitues;
 gj) nënshkrimin e kontratës me aplikuesin fitues, sipas kritereve të përcaktuara dhe ligjit në fuqi për lojërat e fatit.
3. Projektpropozimet që përmbushin kriteret e pranueshmërisë vlerësohen në bazë të sistemit të pikëve, të përcaktuar në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Neni 16
Kriteret e vlerësimit të projekteve
1. Projektet që kalojnë fazën e pranueshmërisë vlerësohen në bazë të përputhshmërisë me qëllimet e vendimit për financim, kapaciteteve të aplikuesit, efektivitetit të aktiviteteve të propozuara, rezultateve të matshme dhe arsyeshmërisë së kostove të propozuara.
2. Për vlerësimin e projektpropozimeve merren parasysh kriteret e përcaktuara, si më poshtë vijon:
a) Ndikimi në komunitet dhe në grupe të cenueshme, i dokumentuar nëpërmjet përshkrimit të aktiviteteve dhe përfitimeve të pritshme për këto grupe (p.sh. fëmijë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuara, të papunë, shtresa të margjinalizuara);
b) Karakteri jokomercial i projektit, i dokumentuar me qëllimet dhe planin financiar;
c) Rezultatet e pritshme dhe ndikimi i matshëm, të treguar me indikatorë dhe tregues të arritjeve;
ç) Përputhshmëria me dokumentet strategjike lokale e kombëtare, në përputhje me prioritetet dhe qëllimet e përcaktuara në to;
d) Kapacitetet e stafit për zbatimin e projektit, të verifikuara me cv, duke përfshirë përvojën dhe njohuritë e nevojshme për realizimin e aktiviteteve të propozuara;
dh) Bashkëpunimi me organizata ose institucione të tjera, të dokumentuar me marrëveshje bashkëpunimi ose referenca;
e) Inovacioni dhe qasja krijuese ose zgjidhje konkrete, që projekti propozon;
ë) Efikasiteti financiar dhe arsyeshmëria e kostove, të dokumentuara me buxhet të detajuar;
f) Qëndrueshmëria e rezultateve pas përfundimit të projektit, e dokumentuar me plan veprimi;
g) Përfshirja e grupeve të cenueshme, promovimi i barazisë gjinore dhe diversitetit, të dokumentuara me aktivitetet konkrete dhe përfituesit e projektit;
gj) Përvoja dhe rezultatet e mëparshme të subjektit në projekte të ngjashme, të dokumentuara me referenca ose me raporte të mëparshme.
3. Vendimi për përzgjedhjen e projekteve bazohet në përputhshmërinë e vlerësimeve me kriteret e mësipërme, të dokumentuara e të arsyetuara në raportin e vlerësimit, i përgatitur nga sekretariati teknik dhe i miratuar nga Këshilli.
Neni 17
Vendimmarrja dhe nënshkrimi i kontratave për financimin e projekteve
1. Vendimmarrja për financimin e projekteve realizohet, si më poshtë vijon:
a) Çdo anëtar i Këshillit shqyrton projektpropozimet dhe jep vlerësimin e tij pas një diskutimi të përbashkët;
b) Këshilli merr vendimin për projektet që do të financohen me shumicë votash të anëtarëve pjesëmarrës në votim, në bazë të kritereve të vlerësimit dhe raportit të vlerësimit, brenda tridhjetë (30) ditëve punë nga mbyllja e procedurës së aplikimit;
c) Sekretariati  teknik i Këshillit njofton të gjitha institucionet aplikuese për vendimin, brenda 10 (dhjetë) ditëve punë nga marrja e vendimit;
ç) Këshilli ndërmerr dhe përmbyll procesin e negociimit me institucionet aplikuese për projektpropozimet e përzgjedhura me kusht, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve punë. Institucioni aplikues, që nuk shprehet apo refuzon të rishikojë projektpropozimin e përzgjedhur me kusht, brenda këtij afati, skualifikohet dhe humb të drejtën e mbështetjes financiare për projektpropozimin.
2. Çdo subjekt përfitues nënshkruan kontratë me drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, brenda 30 (tridhjetë) ditëve punë nga përfundimi i vlerësimit të projektpropozimeve.
3. Në kontratë përcaktohen kushtet e përgjithshme dhe të veçanta, përfshirë fondet e miratuara dhe aktivitetet që do të realizohen.
4. Projektet fituese, vlera e fondeve dhe mënyra e shpërndarjes së tyre njoftohen nga sekretariati teknik i Këshillit dhe bëhen publike në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Neni 18
Shpërndarja e fondeve dhe përgjegjësitë për mospërmbushjen e zbatimit të projekteve
1. Fondet për projektet fituese shpërndahen në këto faza:
a) 20% e shumës së miratuar jepet fillimisht pas miratimit të projektpropozimit;
b) 50% jepet pas dorëzimit dhe miratimit të raportit të monitorimit të performancës së projektit;
c) 30% e fundit e fondeve jepet pas miratimit të raportit final të projektit.
2.  Çdo pagesë, referuar pikës 1, të këtij neni, kryhet me vendim të Këshillit.
3. Në rast të mospërmbushjes së aktiviteteve të projektit dhe/ose detyrimeve kontraktuale, pjesa përkatëse e financimit të akorduar kthehet nga subjekti përfitues në llogarinë e fondit të posaçëm.
KREU IV
MONITORIMI I ZBATIMIT TË PROJEKTEVE
Neni 19
Monitorimi dhe raportimi i projekteve të financuara
1. Subjekti fitues, palë në kontratë me Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, mban përgjegjësi të plotë për zbatimin e projektit dhe për raportimin para Këshillit, duke dorëzuar raportin e monitorimit të performancës së projektit, në përfundim të çdo faze financimi, por jo më vonë se çdo 6 (gjashtë) muaj.
2. Monitorimi i zbatimit të projektit kryhet nga Njësia e Zbatimit të Projektit, e cila ngrihet me vendim të Këshillit për çdo projekt të financuar, ku  përcaktohen detyrat, përgjegjësitë dhe përbërja e njësisë.
3. Njësia e Zbatimit të Projektit përbëhet nga përfaqësues të:
a) institucionit përfitues të financimit;
b) subjektit zbatues të kontratës;
c) Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
4. Përfaqësuesit caktohen nga titullari i secilit institucion/subjekt përkatës, si më poshtë vijon:
a) Përfaqësues të nivelit drejtues;
b) Përfaqësues nga struktura përgjegjëse për çështjet juridike;
c) Përfaqësues nga struktura përgjegjëse për çështjet financiare.
5. Raporti i monitorimit hartohet nga Njësia e Zbatimit të Projektit mbi baza periodike dhe i përcillet Këshillit për vlerësim të ecurisë së zbatimit dhe performancës së projektit.
KREU V
DISPOZITA TË FUNDIT
Neni 20
Zbatimi
Ngarkohen Ministria e Financave, Këshilli i Mbështetjes së Projekteve, Komisioni i Licencave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE  TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIVITALIZIM URBAN I SHESHEVE TË PALLATEVE NR.588, 712 ETJ., “ALEKS BUDA”, NË LAGJEN “5 MAJ”, ZONA KADASTRALE 8525”, BASHKIA ELBASAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rivitalizim urban i shesheve të pallateve nr.588, 712 etj., “Aleks Buda”, në lagjen “5 Maj”, zona  kadastrale 8525”, Bashkia Elbasan.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Elbasan.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 7 791 408 (shtatë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e një mijë e katërqind e tetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 7 791 408 (shtatë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e një mijë e katërqind e tetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Elbasan.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Elbasan.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Elbasan.
8. Bashkia Elbasan kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Elbasan.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda                            30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Elbasan për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Elbasan për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Elbasan, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI PROJEKTIT “NDËRTIMI I SHESHIT REKREATIV SHTËRMEN”, BASHKIA CËRRIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i sheshit rekreativ Shtërmen”, Bashkia Cërrik.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Cërrik.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 312 282 (një milion e treqind e dymbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e dy) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 1 312 282 (një milion e treqind e dymbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e dy) lekësh përballohet nga buxheti i Bashkisë Cërrik.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Cërrik.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Cërrik.
8. Bashkia Cërrik kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Cërrik.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda                           30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Cërrik për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Cërrik për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Cërrik, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I SIPËRFAQES SË VARREZAVE PUBLIKE TË QYTETIT TË PEQINIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të   ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Zgjerimi i sipërfaqes së varrezave publike të qytetit të Peqinit”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Peqin.
3. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 940 000 lekë (nëntëqind e dyzet mijë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 940 000 (nëntëqind e dyzet mijë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Peqin.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Peqin.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Peqin.
8. Bashkia Peqin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Peqin.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Peqin, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Peqin për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Peqin për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Peqin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Peqin, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Elbasan për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.389, DATË 29.6.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR LIDHJEN E KONTRATAVE PËR SHËRBIMET, PUNËT, BLERJEN E PAJISJEVE/MJETEVE, TË PROJEKTUARA POSAÇËRISHT OSE TË PËRSHTATURA  PËR FUSHËN E SIGURISË DHE/OSE RENDIT PUBLIK, MATERIALET PËR QËLLIME OPERACIONALE, PËRFSHIRË TEKNOLLOGJINË DHE SOFTWARE-ET E LIDHURA ME KËTO MALLRA, SI DHE PËR PËRBËRJEN, MËNYRËN E ORGANIZIMIT  E TË FUNKSIONIMIT TË KOMISIONIT TË VEÇANTË TË KLASIFIKIMIT TË KËTYRE KONTRATAVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.36/2020, “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.389, datë 29.6.2023, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Kudo në vendim, emërtimet “Ministria e Brendshme” dhe “Ministri i Brendshëm” zëvendësohen, përkatësisht, me “Ministria e Punëve të Brendshme” dhe “Ministri i Punëve të Brendshme”.
2. Në nenin 2 bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Pas shkronjës “c”, të pikës 4, shtohet shkronja “ç”, me këtë përmbajtje:
     “ç) të ardhura të krijuara nga tarifat për shërbime të ofruara nga strukturat e sigurisë dhe rendit publik ose shërbime të ofruara nga subjekte private të kontraktuara nga strukturat e sigurisë dhe rendit publik.”.
b) Pika 25 ndryshohet, si më poshtë vijon:
        “25. “Titullari i autoritetit kontraktor” është sipas rastit:
a) Ministri i Punëve të Brendshme.
b) Drejtori i Përgjithshëm i institucionit të varësisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme ose administratori i shoqërisë tregtare ku Ministria e Punëve të Brendshme zotëron më shumë se                            50 (pesëdhjetë) % të aksioneve ose kuotave.”.
3. Në pikën 1, të nenit 8, dhe në pikën 1, të nenit 9, emërtimi “ministrit të Brendshëm” zëvendësohet me fjalët “… titullarit të autoritetit   kontraktor …”.
4. Në fund të pikës 1, të nenit 10, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Komisioni i negociimit negocion klauzola specifike kontraktore, në përputhje me natyrën teknike dhe operacionale të projektit.”.
5. Pas pikës 3, të nenit 11, shtohen pikat 4, 5 dhe 6,  me këtë përmbajtje:
   “4. Për projekte teknologjike, sisteme inteligjence dhe shërbime të vazhdueshme, të cilat financohen nga të ardhura të krijuara nga tarifa që paguhet për shërbimin dhe nuk mbështeten nga buxheti i shtetit, lejohet lidhja e kontratave afatgjata me faza implementimi dhe mirëmbajtjeje. Në këtë rast, kohëzgjatja përcaktohet nga titullari i autoritetit kontraktor sipas natyrës së projektit/shërbimit ose bazuar në projeksionin e të ardhurave, për një periudhë deri në 7 (shtatë) vjet.
5. Kontratat shumëvjeçare, që lidhen sipas pikës 4, financohen tërësisht nga të ardhura tarifore, që nuk krijojnë detyrime të drejtpërdrejta ose të tërthorta ndaj buxhetit të shtetit. Autoriteti kontraktor duhet:
a) të hartojë projeksione shumëvjeçare të të ardhurave dhe kostove, në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e sistemit buxhetor;
b) të dokumentojë që struktura tarifore siguron mbulim të plotë të kostove gjatë gjithë periudhës së kontratës;
c) të deklarojë dhe të regjistrojë angazhimin financiar në sistemet përkatëse buxhetore;
ç) të garantojë se kontrata nuk krijon detyrime kontingjente, të nënkuptuara ose kërkesa për fonde nga buxheti i shtetit.
6. Autoriteti kontraktor është përgjegjës për plotësimin e detyrimeve të raportimit financiar dhe shmangien e krijimit të detyrimeve të prapambetura, sipas legjislacionit në fuqi.”.
6. Pas fjalisë së parë, të shkronjës “gj”, të pikës 2, të nenit 14, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Kushtet e kontratës mund të përfshijnë klauzola specifike për fazat e implementimit, mirëmbajtjen dhe përditësimin, pagesa të kushtëzuara nga performanca dhe zgjatjen e kontratës.”.
II. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet e saj të varësisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.531,  DATË 7.9.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN  E SHOQËRISË AKSIONARE SHTETËRORE “OPERATORI  I BLERJEVE TË PËRQENDRUARA” SH.A., PËR KRYERJEN  E PROCEDURAVE TË VEÇANTA TË PROKURIMIT, NË EMËR  DHE PËR LLOGARI TË KRYEMINISTRISË, MINISTRIVE  DHE INSTITUCIONEVE TË VARËSISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 105, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, dhe të  pikës 2, të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.531, datë 7.9.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a., për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pas pikës 13/4 shtohen pikat 13/5 dhe 13/6, me këtë përmbajtje:
“13/5. Për procedurat e prokurimit, që lidhen me fushën e teknologjisë së informacionit për sistemet, pajisjet software dhe hardware, mirëmbajtjen, si dhe shërbimet e internetit dhe intranetit, me vlerë mbi kufirin monetar të  prokurimeve me vlera të vogla, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, sh.a., në cilësinë e organit qendror blerës, kryen edhe përllogaritjen e vlerës së parashikuar të prokurimit, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, vlerë, e cila konfirmohet respektivisht nga autoriteti ose enti kontraktor përkatës.
13/6. Procedura me negociim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, sipas parashikimeve të shkronjës “c”, të pikës 1, të                  nenit 47, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, zhvillohet nga vetë autoriteti ose enti kontraktor.”.
2. Pika 24 ndryshohet, si më poshtë vijon:
     “24. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, sh.a., dhe të gjitha autoritetet kontraktore, subjekt i zbatimit të këtij vendimi, për zbatimin e këtij vendimi.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.760, DATË 16.9.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KËRKESAT PËR GJURMIMIN E USHQIMIT DHE USHQIMIT PËR KAFSHË PËRGJATË ZINXHIRIT USHQIMOR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 25, të  ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.760, datë 16.9.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kërkesat për gjurmimin e ushqimit dhe ushqimit për kafshë përgjatë zinxhirit ushqimor”, bëhen shtesat e mëposhtme:
1. Pas kreut V shtohet kreu V/1, me këtë përmbajtje:
“VI/1 KËRKESAT SPECIFIKE TË GJURMUESHMËRISË PËR FILIZAT DHE FARAT E DESTINUARA PËR PRODHIMIN E FILIZAVE”
1. Gjurmueshmëria e partive të filizave dhe farave të destinuara për prodhimin e filizave kryhet sipas rregullave të këtij kreu.
2. Në kuptim të këtij kreu, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Ngarkesë”, një sasi filizash ose farërash të destinuara për prodhimin e filizave dhe që është me origjinë nga i njëjti vend, është e mbuluar nga e njëjta certifikatë dhe e transportuar me të njëjtin mjet transporti;
b) “Filiz”, produkti i përftuar nga mbirja e farërave dhe zhvillimi i tyre në ujë ose në një mjedis tjetër, i korrur para zhvillimit të gjetheve të vërteta dhe që është i destinuar të konsumohet i tëri, duke përfshirë edhe farën;
c) “Parti prodhimi”, një sasi filizash ose farash të destinuara për prodhimin e filizave, me të njëjtin emërtim taksonomik, i cili dërgohet nga i njëjti subjekt prodhues në të njëjtin destinacion dhe në të njëjtën ditë. Një ose më shumë parti prodhimi mund të përbëjnë një dërgesë. Farat me emër të ndryshëm taksonomik të përziera në të njëjtën paketim dhe të destinuara për mbirje së bashku, si dhe filizat e përftuar prej tyre konsiderohen gjithashtu si një parti prodhimi e vetme.
3. Çdo operator biznesi ushqimor siguron që, në të gjitha fazat e prodhimit, të përpunimit e të shpërndarjes, informacioni lidhur me partitë e farërave të destinuara për prodhimin e filizave ose partitë e filizave mbahet në regjistra.
4. Operatori i biznesit ushqimor siguron që operatorit të biznesit ushqimor, të cilit i furnizohen farat ose filizat, t’i transmetohet informacioni i mëposhtëm:
a) Një përshkrim i saktë i farërave ose i filizave, duke përfshirë emrin taksonomik të bimës;
b) Vëllimi ose sasia e farërave ose e filizave të furnizuara;
c) Nëse farat ose filizat janë dërguar nga një operator tjetër i biznesit ushqimor, emri dhe adresa:
i. e operatorit të biznesit ushqimor, nga i cili janë dërguar farat ose filizat;
ii. e dërguesit (pronarit), nëse është i ndryshëm nga operatori i biznesit ushqimor, që ka dërguar farat ose filizat.
ç) Emri dhe adresa e operatorit të biznesit ushqimor, të cilit i dërgohen farat ose filizat;
d) Emri dhe adresa e pranuesit (pronarit), nëse është i ndryshëm nga operatori i biznesit ushqimor, të cilit i dërgohen farat ose filizat;
dh) Një referencë që identifikon partinë, sipas rastit;
e) Data e dërgimit.
5. Informacioni i parashikuar në pikën 4 të këtij kreu mbahet i regjistruar dhe transmetohet në çdo formë të përshtatshme, me kusht që të jetë lehtësisht i aksesueshëm nga operatori i biznesit ushqimor, të cilit i furnizohen farat ose filizat.
6. Operatori i biznesit ushqimor transmeton informacionin në baza ditore. Të dhënat e parashikuara në pikën 4 të këtij kreu përditësohen çdo ditë dhe mbahen të disponueshme jo më pak se 3 (tre) vjet pas konsumimit të supozuar të fidanëve.
7. Operatori i biznesit ushqimor vendos në dispozicion të institucionit përgjegjës për ushqimin dhe ushqimin për kafshë informacionin e parashikuar në pikën 4 të këtij kreu me kërkesë dhe pa vonesa të panevojshme.
8. Dërgesat e farërave të destinuara për prodhimin e filizave dhe dërgesat e filizave, të cilat importohen në territorin e Republikës së Shqipërisë nga vendet e tjera, duhet të shoqërohen me certifikatë zyrtare për hyrjen në Republikën e Shqipërisë të filizave të destinuar për konsum njerëzor dhe farave të destinuara për prodhimin e filizave për konsum njerëzor.
9. Operatori i biznesit ushqimor, që importon fara ose filiza, mban certifikatën e parashikuar në pikën 8 të këtij kreu për një kohë të mjaftueshme, që supozohet se filizat mund të jenë konsumuar.
10. Çdo operator biznesi ushqimor, që importon fara të destinuara për prodhimin e filizave, u ofron kopje të certifikatës së parashikuar në pikën 8 të këtij kreu të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor, të cilëve u dërgohen farat derisa këto fara të merren nga prodhuesi i filizave.
11. Kur farat e destinuara për prodhimin e filizave shiten të paketuara në shitje me pakicë, çdo operator i biznesit ushqimor, që importon fara, u ofron një kopje të certifikatës së parashikuar në pikën 8 të këtij kreu të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor, të cilëve u dërgohen farat derisa ato të paketohen për shitje me pakicë.
12. Rregullat e këtij kreu nuk zbatohen për filizat, të cilët i janë nënshtruar një trajtimi, që eliminon rreziqet mikrobiologjike, në përputhje me legjislacionin në fuqi për sigurinë ushqimore.”.
2. Pas pikës 1, të kreut VI, shtohet pika 1.1, me këtë përmbajtje:
“1.1. Në datën e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, të gjitha dispozitat e kreut V/1 shfuqizohen.”.
II. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioni përgjegjës për ushqimin dhe ushqimin për kafshë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 nëntor 2027.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.145, DATË 20.2.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,    “PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA  TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ME PËRFAQËSUES NË SHTABIN “EUFOR”, NË KUADËR TË OPERACIONIT USHTARAK “ALTHEA”, TË BASHKIMIT EVROPIAN, NË BOSNJË-HERCEGOVINË”,  TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 7, të  ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.145, datë 20.2.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me përfaqësues në shtabin “EUFOR”, në kuadër të operacionit ushtarak “ALTHEA”, të Bashkimit Evropian, në Bosnjë-Hercegovinë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Pas shkronjës “b”, të pikës 1, shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje:
“c) të 1 (një) përfaqësuesi të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në shtabin “EUFOR.”.
b) Në pikën 3, fjalët “Kohëzgjatja për çdo rotacion është 6 (gjashtë)             muaj …” zëvendësohen me “Kohëzgjatja për çdo rotacion është deri në 6 (gjashtë) muaj …”;
c) Në pikën 4, fjalët “… përfaqësuesit ushtarak …” zëvendësohen me fjalën “… personelin …”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga fondet e miratuara për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.
3. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN  E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË CËRRIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të    ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Cërrik të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshati Floq, pjesë e njësisë administrative Klos, Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 30 (tridhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshati Liçaj, pjesë e njësisë administrative Shalës, Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 20 (njëzet) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshati Banjë, pjesë e njësisë administrative Klos, Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 11 (njëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshati Malasej, pjesë e njësisë administrative Gostimë, Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 6 (gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshati Floq, pjesë e njësisë administrative Klos, Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 35 (tridhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
dh) Zona nr.6, fshati Xherie, pjesë e njësisë administrative Shalës, Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 349 (treqind e dyzet e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
e) Zona nr.7, fshati Qafë, pjesë e njësisë administrative Klos, Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 291 (dyqind e nëntëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ë) Zona nr.8, fshatrat Banjë, Lumas, Qyrkan, Selvias, Klos dhe Dasar, pjesë e njësive administrative Klos dhe Mollas, Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 522 (pesëqind e njëzet e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
f) Zona nr.9, fshati Selitë, pjesë e njësisë administrative Mollas, Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 116 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
g) Zona nr.10, fshati Shtepanj, pjesë e njësisë administrative Gostimë, Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 34 (tridhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
gj) Zona nr.11, fshati Shtermen, pjesë e njësisë administrative Gostimë, Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 36 (tridhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
h) Zona nr.12, fshati Shushicë, pjesë e njësisë administrative Gostimë, Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 121 (njëqind e njëzet e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
i) Zona nr.13, fshati Topojan, pjesë e njësisë administrative Mollas, Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 198 (njëqind e nëntëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
j) Zona nr.14, Qyteti Cërrik, pjesë e njësisë administrative Cërrik, Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 189 (njëqind e tetëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
– të zhvillimit ekonomik;
– të zhvillimit industrial;
– të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Cërrik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
  K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN  E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË KËLCYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të  ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Këlcyrë të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Ballaban, Psar, Mazhar, Komarak, Beqaraj, Vinokash, Vinokash Fushë, Kajcë, Pavar, Ball, Kondas, Bubës 1, Bubës 2 dhe Toshkëz, pjesë e njësisë administrative Ballaban, Bashkia Këlcyrë, Qarku Gjirokastër, me sipërfaqe 6397 (gjashtë mijë e treqind e nëntëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Sukë, Rodenjë, Zhepovë, Topojan, Goricë, Taroninë, Shelq, Fshat i Ri, Delilaj, Luar, Pavar dhe Ballaban, pjesë e njësive administrative Sukë dhe Ballaban, Bashkia Këlcyrë, Qarku Gjirokastër, me sipërfaqe 4089 (katër mijë e tetëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshatrat Çorogunj, Ujmirë, Podgoran, Podgoran Fushë, Ball dhe Psar, pjesë e njësive administrative Sukë dhe Ballaban, Bashkia Këlcyrë, Qarku Gjirokastër, me sipërfaqe 1836 (një mijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshatrat Katundishtë, Kodrishtë, Fshat Këlcyrë, Podgoran dhe Podgoran Fushë, pjesë e njësive administrative Dëshnicë, Këlcyrë dhe Sukë, Bashkia Këlcyrë, Qarku Gjirokastër, me sipërfaqe 2561 (dy mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshatrat Mërtinjë, Xhanaj, Senican, Fratar, Riban, Kuqar, Varibop, Beduqas, Tolar, Leskovec, Bënjë, Panarit, Gërdas, Goricë, Topojan, Luar dhe Fshat Këlcyrë, pjesë e njësive administrative Dëshnicë, Sukë dhe Këlcyrë, Bashkia Këlcyrë, Qarku Gjirokastër, me sipërfaqe 6592 (gjashtë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
dh) Zona nr.6, fshati Mbrezhdan, pjesë e njësisë administrative Këlcyrë, Bashkia Këlcyrë, Qarku Gjirokastër, me sipërfaqe 671 (gjashtëqind e shtatëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
e) Zona nr.7, fshatrat Mbrezhdan, Malëshovë, Limar dhe Leskaj, pjesë e njësisë administrative Këlcyrë, Bashkia Këlcyrë, Qarku Gjirokastër, me sipërfaqe 2515 (dy mijë e pesëqind e pesëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ë) Zona nr.8, fshati Fshat Këlcyrë, pjesë e njësisë administrative Këlcyrë, Bashkia Këlcyrë, Qarku Gjirokastër, me sipërfaqe 32 (tridhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Këlcyrë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË LUSHNJË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të   ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Lushnjë të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshati Kolonjë, pjesë e njësisë administrative Kolonjë, Bashkia Lushnjë, Qarku Fier, me sipërfaqe 10 (dhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshati Lekaj, pjesë e njësisë administrative Hysgjokaj, Bashkia Lushnjë, Qarku Fier, me sipërfaqe 28 (njëzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshati Lekaj, pjesë e njësisë administrative Hysgjokaj, Bashkia Lushnjë, Qarku Fier, me sipërfaqe 26 (njëzet e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshati Zham Fshat, pjesë e njësisë administrative Dushk, Bashkia Lushnjë, Qarku Fier, me sipërfaqe 8 (tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshati Mollas, pjesë e njësisë administrative Karbunarë, Bashkia Lushnjë, Qarku Fier, me sipërfaqe 105 (njëqind e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Lushnjë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË POLIÇAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të  ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Poliçan, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Mbrakull, Peshtan, Fushë Peshtan, Bregas, Vërtop, Lybeshë, Drenovë, Kapinovë, Tomor i Madh, Tomor i Vogël, pjesë e njësisë administrative Vërtop, Bashkia Poliçan, Qarku Berat, me  sipërfaqe 5 205 (pesë mijë e dyqind e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Zhitom i Vogël, Zhitom i Madh dhe Tërpan, pjesë e njësisë administrative Tërpan, Bashkia Poliçan, Qarku Berat, me  sipërfaqe 2 693 (dy mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshatrat Teman dhe Tozhar, pjesë e njësisë administrative Tërpan, Bashkia Poliçan, Qarku Berat, me  sipërfaqe 1 210 (një mijë e dyqind e dhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshatrat Çorogjaf dhe Rehovë, pjesë e njësisë administrative Tërpan, Bashkia Poliçan, Qarku Berat, me  sipërfaqe 748 (shtatëqind e dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshatrat Plashnik i Madh dhe Lugas, pjesë e njësisë administrative Tërpan, Bashkia Poliçan, Qarku Berat, me  sipërfaqe   1 691 (një mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Poliçan për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
  K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.