Përveç rritjes së pagave të parashikuar për mësuesit në korrik të vitit 2024, do të ofrohet më shumë financim për tekste shkollore falas, transportin e nxënësve dhe mësuesve, përmirësimin e infrastrukturës së shkollave në arsimin parauniversitar, si dhe një rritje të fondeve grant për sistemin universitar publik. Buxheti i parashikuar për arsimin do të zgjerojë financimin për programet e arsimit të lartë, programet e ndërkombëtarizimit dhe kërkimit shkencor, si dhe do të sigurojë mbështetjen e studentëve. Buxheti 2024 do të mbështesë gjithashtu sportin, duke investuar në disiplinat sportive në shkolla, programet e masivizimit të sportit dhe sportit elitar. Buxheti 2024 do të sigurojë:
- Rritjen e pagave për 30 mijë mësues;
- Mbështetjen për mësuesit ndihmës, punonjësit psiko-socialë dhe oficerët e sigurisë në shkolla;
- Mbështetjen për sportin shkollor, zgjerimin e ekipeve sportive dhe përfshirjen e mbi 10 mijë nxënësve në disiplinat e ndryshme sportive;
- Librat e shkollës do të jepen falas për 231 mijë nxënësit nga klasa e I – 9, si dhe për rreth 18 mijë nxënës nga shtresat sociale në nevojë që ndjekin arsimin e mesëm të lartë;
- Transportin falas gjatë vitit për mbi 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues;