Në dyvjetorin e nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës, Shqipëria mikpret Samitin, “Ukrainë – Europa Juglindore”, në datat 28 dhe 29 shkurt, i cili do të ofrojë mundësi që liderët nga Ballkani Perëndimor dhe Europa Juglindore të diskutojnë, se si mund të punojnë së bashku dhe të ofrojnë mbështetjen për Ukrainën, si dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe Evropës.
Shqipëria është renditur që në krye të herës përkrah vendeve mbështetëse të Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë në mbrojtje të popullit ukrainas, – duke luajtur një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të fituar mbështetje diplomatike për Ukrainën, dhe për të izoluar e dënuar Rusinë në luftën e saj të padrejtë dhe të paligjshme.