Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Lundroni në këtë Seksion

Andis Salla ka lindur në Shtërmen të Elbasanit, më 3 Shkurt 1988. Që prej shtatorit 2025, ai mban postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit rural.

Përpara kësaj detyre, Z. Salla ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë Cërrik, ku gjatë mandatit të tij është angazhuar për zhvillimin rural, përmirësimin e infrastrukturës publike dhe ofrimin e shërbimeve efektive për qytetarët.

Përvoja profesionale e Z. Salla përfshin gjithashtu funksionin e Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Elbasan.

Ai është i kualifikuar si avokat pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë që prej vitit 2014. Studimet e larta Z. Salla i ka përfunduar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2011, me profilin Drejtësi Penale

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.