Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Lundroni në këtë Seksion

Prej shtatorit 2026, Dr. Klodiana Spahiu ushtron detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Ajo është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1997 dhe është specializuar në kardiologji pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Formimin profesional e ka plotësuar me trajnime të avancuara në kardiologji jo-invazive dhe invazive në institucione universitare dhe spitalore në Itali. Dr. Spahiu ka përvojë të gjatë në ushtrimin e profesionit të mjekes kardiologe, si dhe në drejtimin e institucioneve shëndetësore. Ajo ka punuar në QSUT dhe në Spitalin e Durrësit, ku më pas ka ushtruar edhe detyrën e drejtores. Paralelisht me veprimtarinë mjekësore, ka zhvilluar një karrierë akademike dhe mësimdhënëse në disa institucione të arsimit të lartë në vend.

Ka përfunduar gjithashtu studime pasuniversitare dhe master profesional në Menaxhim Shëndetësor. Dr. Klodiana Spahiu mban titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore”.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.