Toni Gogu
Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Lundroni në këtë Seksion
Toni Gogu mban postin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, që prej shtatorit 2025.
Ai është jurist dhe drejtues me përvojë në sektorin publik, financiar dhe shoqërinë civile. Ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë (2021–2025) dhe nënkryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, duke kontribuar në nisma ligjore, komisione hetimore dhe reforma me ndikim qytetar.
Si zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ka drejtuar punën e Komitetit të Stabilizim–Asocimit me BE-në, duke forcuar dialogun institucional në procesin e integrimit. Më herët, ka punuar në Bankën e Shqipërisë dhe ka drejtuar Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, duke ndërtuar një profil të qëndrueshëm në fushën e financës. Në shoqërinë civile ka udhëhequr organizatën World Vision në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, me programe për mbrojtjen e fëmijëve, fuqizimin e familjes dhe zhvillimin komunitar.