Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Tirana mikpret sot Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes (Growth Plan), me temë “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, një tryezë e përbashkët diskutimi mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, mbi planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Përbashkët Europian

Në nisje të punimeve, Kryeministri Rama dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian u adresuan me një fjalë:

Kryeministri Edi Rama: Mirëmëngjesi! Komisionere, e dashur Marta, kolegë, miq, shkëlqesi, zonja e zotërinj, është kënaqësi e madhe që gjendemi këtu.

Në mbyllje të ditëve duke nisur nga Brukseli ku morëm pjesë në Samitin e përvitshëm duke vazhduar këtu me konferencën Horizont i Ri Investimesh bashkëorganizuar me Komisionin që synonte të shfaqte rajonin si destinacion për investimet europiane dhe tani mblidhemi këtu për Planin e Rritjes në takimin që vlen për të vlerësuar progresin dhe për të parë sfidat përpara. Nuk ka aspak dyshim që ky është moment mjaft vendimtar për Ballkanin Perëndimor, është po kështu vendimtar si moment për secilin prej vendeve të ulura rreth tryezës.

E nuk ka aspak dyshim që është një moment tejet vendimtar për vetë Europën. Ne kemi qenë absolutisht entuziast për nisjen e këtij procesi të ri që në një farë mënyre vuri në lëvizje qasjen e re të integrimit gradual dhe që na mbledh bashkë me tre dimensione. Në reforma, konvergjencë ekonomike dhe kohezion rajonal.

Ai lidh angazhimet politike me investime për rezultate, hyrje në treg. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që konvergjenca sa i takon Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nuk mund të presë deri në anëtarësim. Në fakt na duhet të themi që vitet e fundit konvergjenca midis gjashtëshes të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian po rritet e megjithatë ka ende shumë rrugë përpara për tu bërë.

Ne të gjithë kemi qenë avokatë të idesë që qytetarët tanë nuk duhet të presin të përfitojnë nga mundësi më të mira. Bizneset tona nuk duhet të presin që të përfitojnë e të bëhen pjesë e zinxhirit të vlerës së Bashkimit Europian. Nuk duhet të presin që të korrin përfitimet e integrimit nga tregu i përbashkët.

Qytetarët tanë përgjithësisht duhet të përfitojnë që tani e gradualisht nga të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Europian si dhe përfitimet e tyre sidomos kur behet fjalë për standardet e jetesës

Megjithatë sigurisht jemi të vetëdijshëm që asgjë nuk është e mirëqenë dhe se Bashkimi Europian është po kaq i prirur të na ndihmojë të përmirësohemi sa ç‘është i prirur të na bjerë në fakt me çekiç kokës për të dhënë rezultate nga reforma.

Është një marrëdhënie ku progresi sjell më shumë pjesëmarrje, ku gatishmëria sjell më shumë mundësi dhe ku ekonomitë tona lidhen gjithmonë e më shumë me hapësirën ekonomike e institucionale të Bashkimit Europian dhe qytetarët tanë e ndiejnë Europën gjithmonë e më shumë çdo ditë.

Kështu që të gjithë i dimë, i njohim përgjegjësitë tona dhe pa marrë më shumë prej kohës tuaj duke qenë se jam i sigurt se ajo për të cilën të gjithë janë më të interesuar, është fjala e Komisionit, e Komisioneres në këtë fjalë, komentet e saj hapëse, por dua ta përmbyll duke theksuar bindjen time të fortë që për Shqipërinë dhe për të gjitha vendet ulur rreth tryezës është bekim që ka Këshillin Europian jo vetëm si horizont por si një bashkudhëtar të ngushtë në një rrugëtim transformimi, shtet ndërtimi që në të kundërt do të kish qenë e pamundur për ne, për shkak të traditës shumë të varfër të shtetit dhe të institucioneve prej nga vijmë.

Sikur një ditë të më thërrisnin që të numëroja bekimet e Bashkimit Europian, në fakt do të sfidoja gjithkënd që të më ndalte së foluri për orë të tëra e ndoshta dhe për ditë të tera për të dhe pa asnjë lloj ideje për të bërë qejfin, por pikërisht për të thënë atë që na sjell të punuarit së bashku e ngushtë me BE dhe për të kuptuar se sa përfitime ka së pari e mbi të gjitha për dijen e pamatë që na transferohet për ndërtimin e institucioneve sepse në fund të fundit gjithçka ka të bëjë me institucionet. Të dimë që e ardhmja jonë evropiane është një përgjegjësi  e përbashkët rajonale, jemi këtu që të flasim hapur, të shkëmbejmë pikëpamjet tona dhe të vendosim stekën për vitin e ardhshëm.

Thënë të gjitha këto, dua tashmë ti jap fjalën Komisioneres Kos, e ta falënderoj atë për angazhimin e jashtëzakonshëm ndaj Ballkanit Perëndimor, ta falënderoj që ka qenë një zë i fortë në emrin tonë dhe ta falënderoj që ka qenë një zë i fortë në emër të BE-së kur vjen fjala apo kur behet fjalë të na thotë si të rrimë drejtë e të mos bëjmë lëvizje që mund të sjellin pasoja në vonesë.

Kështu që, e dashur Marta faleminderit për gjithçka!

 

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos: Faleminderit, i dashur Kryeministër!

I dashur Edi dhe faleminderit që na ke mikpritur sërish në Tiranë që të flasim për një instrument shumë të rëndësishëm për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjithashtu i rëndësishëm dhe për ne.

Të dashur miq, kolegë, është vërtetë kënaqësi që jam këtu së bashku me ju sepse të gjithë së bashku për pak do të hyjmë në vitin e fundit të periudhës 4-vjeçare të zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky plan, Plani i Rritjes u përpilua në fakt për të mbështetur reforma të rëndësishëm nga të cilat përftojnë qytetarët dhe ekonomitë tuaja, sigurisht që t’ju ndihmonte që të përgatiteni për anëtarësimin në BE. Deri më tani rezultatet tuaja janë të ndryshme; 3 shtete kanë bërë një përparim të mirë për reformat, 3 shtete të tjera nuk kanë shfrytëzuar plotësisht mundësitë që janë ofruar kështu që këto rezultate të ndryshme, janë pasqyruar fare qartë edhe në njoftimet e vlerësimet që ka bërë edhe presidentja von der Leyen dje në Samitin e Ballkanit Perëndimor. Për shembull, Mali i ZI ka vënë në zbatim 94% të reformave që është vërtetë mbresëlënëse, që do të thotë që ju do të merrni 81 milionë euro në raundin e dytë të pagesave.

Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave dhe ju do të merrni 185.6 milionë euro në pagesën e katërt.

Maqedonia e Veriut ka zbatuar 56% të reformave të duhura dhe do të marrë 70.9 milionë euro.

Ky Plan i Rritjes kishte për synim rezultat dhe arritjen e tyre dhe më pas, kur të arriheshin këto rezultate, të ofroheshin fonde të tjera. Pra fondet janë që të shpërndahen pikërisht për ato vende që do të performojnë më mirë, që do të thotë, Mali i Zi dhe Shqipëria, secili do të marrë 15% më shumë nga Plani i Rritjes; Maqedonia e Veriut do të marrë 10% më shumë. Përgëzime sepse ju e keni merituar këtë me anën e përpjekjeve për reforma që keni bërë.

Për Serbinë është kënaqësi që ju kemi këtu, i nderuar. Pra, agjenda e reformave u hartua së bashku me qeverinë e mëparshme që nuk ofroi rezultate për reformat të cilat ne u dakordësuam. 

Komisioni nuk i ka bërë asnjë pagesë Beogradit që nga janari dhe tani ekziston mundësia për një fillim te ri. Ne kemi ofruar këshilla siç kemi folur edhe dje me përfaqësuesit e Listës Studentore në Serbi se si mund të strukturoren reformat që të merren sa më shumë fonde nga Plani i Rritjes që të jetë e mundur.

Në Kosovë, i dashur Albin, qeveria e re është gjithashtu një mundësi e re për të patur një fokus të ri për rrugëtimin e Kosovës drejt BE dhe kjo është një mundësi për të arritur reformat që ofrohen nga Plani i Rritjes dhe për të marrë më shumë fonde dhe më shumë kënaqësi, do të vij në Kosovë në fillim të dhjetorit për të folur pra, se si mund ta çojmë më tej këtë proces dhe ta zgjerojmë atë, tashmë që ju i keni të gjitha institucionet dhe mezi po e pres këtë gjë.

Bosnja Hercegovina ka ende nevojë që të ratifikojë marrëveshjet e duhura që të marrë fonde përkatëse nga Plani i Rritjes. Kjo do të jetë përparësi pasi të gjitha institucionet të jenë formuar, të jenë krijuar , pra pas zgjedhjeve të tetorit dhe do të thotë që kështu Bosnja do të marrë të gjitha fondet e duhura të cilat fatkeqësisht nuk i ka marrë deri tani.

Që nga hera e fundit që jemi takuar, Komisioni Evropian ka prezantuar edhe një qasje të re për integrimin gradual dhe do të flasim për këtë më pas. Pra, do të ketë më shumë Evropë edhe para anëtarësimit, por ky integrim gradual, nuk është zëvendësim i anëtarësimit ndërkohë që ju ecni përpara me reformat dhe me harmonizimin e rregullat e BE-së, ne do të hapim më shumë pjesë të tregut unik të Bashkimit Evropian për ekonomitë tuaja, përfshirë fusha si energjia, transporti. Do zgjerojmë bashkëpunimin për teknologjinë digjitale. Gjithashtu në planet tona, ne do të ofrojmë më herët pjesëmarrjen tuaj në institucionet e BE-së, në ato fusha ku ju po ecni më shpejt, më përpara dhe me shumë kënaqësi pres të dëgjoj mendimet tuaja se ku mund të kemi këtë ecuri më të shpejtë, në mënyrë që t’i integrojmë ekonomitë tuaja në tregun e vetëm.

Në fund më lejoni që të ofroj dhe diçka tjetër, pra të diskutojmë se si Ballkani Perëndimor mund të përfitojë nga këto lidhje të reja të transportit në kontinentin tonë, sepse shumë prej korridoreve të tregtisë, kanë kaluar dhe kalojnë nga Ballkani Perëndimor, si Korridori VIII që lidh bregdetin e Adriatikut në Durrës me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë në Detin e Zi. Ne e shikojmë këtë korridor si pjesë të rrjetit më të madh dhe më të gjerë të lidhjeve hekurudhore dhe rrugore që lidhin Europën Qëndrore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë duke kaluar tek Azia qendrore dhe kjo është një nga përparësitë e Bashkimit Europian dhe ne synojmë që t’i përfshijmë pra këto lidhje të korridoreve të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë më të madhe në këtë agjendë tonën sepse shumë korridore tregtie janë nën presion dhe ne presim që të përdoren këto korridore të Ballkanit Perëndimor që do të thotë edhe mundësi për Ballkanin Perëndimor si rajon.

Dje, i dashur Edi ne ishim së bashku tek Konferenca e Investimeve ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe kam parë në fakt shumë interes nga investuesit europianë për mundësitë që ofron Ballkani Perëndimor dhe se si ato mund të ofrojnë një qasje më të madhe tek tregu unik i Bashkimit Europian, që do të thotë edhe më shumë fonde nga BE-ja. Ne e kemi parë nga përvoja jonë që sa më shumë i afrohet BE-së një vend kandidat, aq më shumë interes ka nga investuesit e huaj që të angazhohen me anën e investimeve në këto vende kandidate dhe kjo është gjë e mirë.

Pra, le ta shfrytëzojmë këtë vit të fundit të Planit të Rritjes për ta përshpejtuar këtë proces, për të treguar rezultate të këtyre reformave dhe për të përparuar me mundësitë ekonomike të rajonit. Faleminderit!

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.