Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama: Përshëndetje!

Është kënaqësi sot që të jem këtu së bashku me një mik të kahershëm, një mik që kam pasur privilegjin ta njoh falë lidhjeve të tij shumë të forta me komunitetin shqiptar në New York, dhe pas një premtimi të përsëritur disa herë, kryetari i bashkisë së New York-ut, z. Adams, më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar Shqipërinë, për të parë nga afër një vend për të cilin sigurisht ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë, por edhe nga unë, dhe natyrisht për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin dhe, duke qenë se kryetari i bashkisë ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të New York-ut me vende të tjera, për të parë mundësinë e nxitjes, e një nxitjeje ekstra në përpjekjen që ne po bëjmë për vendosur fluturimin direkt me New York-un dhe duke qenë ai shumë i interesuar për teknologjinë, ka shumë dëshirë që të takohet edhe me Diellën.

Kryebashkiaku i New York, Eric Adams: Faleminderit shumë Kryeministër për miqësinë tuaj edhe që më lejuat të shfaq këtu atë ç’kam shfaqur edhe në New York, më të mirën e flamurit shqiptar, na pëlqen të themi.

Kur mendon për këtë qytet, 25 vjet më parë, ju kishit më pak sesa 100 drita rrugësh, ndërkohë 25 vjet më pas në këtë udhëheqje, shihni një komunitet e qytet në lulëzim që po ecën në drejtimin e duhur, nga mungesa e ndriçimit në rrugë, tani pasja e një ministreje të Inteligjencës Artificiale duke kuptuar rolin që do të luajë AI në të ardhmen e vendit dhe të qytetit.

Doja të vija këtu pas një sërë bashkëbisedimesh në qytetin e New Yorkut ku kemi një nga komunitetet më të mëdha, në mos më të madhin të popullsisë shqiptare jashtë Shqipërisë. Doja të vija këtu dhe të mësoja më shumë për teknologjinë, për mënyrën se si ky kryeministër ka qenë nw gjendje të kujdeset për revolucionin e këtij vendi e të këtij qyteti. Erdha këtu të flas për turizmin dhe për të parë se si mund të ndihmojmë e të shfrytëzojmë jo vetëm muajt që kanë mbetur në detyrë, por edhe muajt më pas detyrës, për të siguruar një linjë të dhurimit të drejtpërdrejtë nga New York City në Shqipëri, sepse ndihmon banorët atje por edhe ata që janë këtu në vend.

Doja të flisja për turizmin, një industri shumë miliarda dollarëshe në New York City. Vitin e kaluar, 65 milionë turistë vizituan New Yorkun dhe dua që ky numër të rritet me vizitorë dhe nga ky vend. Dua të flas apo më mirë, fola dhe të flisja për mënyrën se si duhet marrë me çështjen e emigracionit në mbarë botën dhe natyrisht për të folur edhe për atë çfarë bëhet nga Ministria e Mbrojtjes, por gjithashtu edhe për atë çka lejon këtë vend të jetë i sigurt që të tjerët të shijojnë bukuritë e këtij vendi.

Pra, jemi angazhuar për të folur më zëvendësministrat që kanë një portofol mjaft të gjerë për të parë se si mund të krijomë një marrëdhënie simbiotike dhe të shohim se si të përdorim disa prej prodhimeve të bëra këtu dhe prodhimeve të bëra në qytetin e New Yorkut për tu angazhuar në tregti.

Është e domosdoshme që të ndajmë 3 gjërat të rëndësishme; një, biznesi. Do të inkurajoj pavarësisht se kush do të jetë kryetar i bashkisë në vitet në vijim, për të hedhur sytë nga ky vend për mundësi biznesi dhe anasjelltas. E dyta, kultura. Është e domosdoshme që ne të kuptojmë historinë tuaj ndërkohë që ndajmë historinë tonë dhe që të rinjtë tanë më së fundmi, të angazhohen me njëri-tjetrin. Dua të ftoj të rinjtë që të vizitojnë Amerikën dhe po kështu të rinjtë amerikanë që të vijën e të vizitojnë Shqipërinë.

Ne duhet të jemi bashkë që të përballemi me sfidat globale, me futjen e internetit dhe të komunikimit. Në internet është e qartë që nuk jetojmë më në një mjedis të veçuar që ndahet në mbarë globin, por ne ndajmë të njëjtën hapësirë, të njëjtat shqetësime dhe çfarë është më e rëndësishme, ndajmë të njëjtin fat. Kështu që ka pasur shumë spekulime sepse jam këtu dhe çfarë po bëj këtu. Arsyeja është e thjeshtë, për të përshëndetur një mik, për të mësuar nga një mik dhe për të ndërtuar një marrëdhënie me një miqësi që nuk do ta na lejojë që ne do të kemi ndasi. Ne do të mësojmë nga njëri-tjetri, do të rritemi së bashku ashtu siç bëjmë në New York e ashtu siç po bëni dhe ju këtu në këtë vend me histori të pasur, kështu që faleminderit, miku im, që ma bëtë të mundur të vija e që të shpenzoja kohë me ju.

 

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.