Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Rama i cili ndodhet për një vizitë pune në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delphit, zhvilloi sot një takim me Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, me fokus forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri – Greqi, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ecurinë e punës së përbashkët për dokumentin e ri të partneritetit strategjik mes dy vendeve, për të cilin janë angazhuar ekipet e ministrive të jashtme të dy vendeve.

“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri.” – shprehet Kryeministri Rama në postimin e tij lidhur me këtë takim, ndërsa vijon tha se  “po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik.”

Në vijim të ditës, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në punimet e Forumit Ekonomik të Delphit.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.