Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Znj. Linda Rama si dhe delegacioni shqiptar do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të vendeve aleate.

Gjatë Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe do të marrë pjesë në sesionin e punimeve me liderët e shteteve aleate.

Të nesërmen në Ankara, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan.

Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë Samit rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë si një aleate aktive dhe e besueshme në NATO, si edhe kontributin e saj në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.