NJOFTIM PËR APLIKIM
PËR
FUNKSIONIN E INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË INSPEKTORATIT TË PËRGJITHSHËM
Në mbështetje të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, dhe të vendimit nr.13, datë 15.1.2026, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve të veçanta dhe të procedurave për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, lirimin dhe shkarkimin nga detyra të Inspektorit të Përgjithshëm”, shpallim njoftimin për aplikim për funksionin e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Përgjithshëm.
Inkurajojmë të gjithë të interesuarit, të cilët përmbushin kriteret, të aplikojnë!
Kandidati për pozicionin e Inspektorit të Përgjithshëm duhet të plotësojë kriteret si më poshtë:
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë pune në pozicione të larta drejtuese në institucione publike ose private;
ç) Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional”, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vjet akademike ose të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
d) Të ketë integritet moral dhe profesional;
dh) Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
e) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi;
ë) Të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës.
Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:
a) Kërkesa për aplikim;
b) Jetëshkrimi i përditësuar (CV);
c) Kopja e diplomës dhe e listës së notave;
ç) Dëshmia e përvojës profesionale;
d) Vetëdeklarimi për konfliktin e interesit dhe papajtueshmërinë sipas legjislacionit në fuqi;
dh) Kopja e letërnjoftimit (ID);
e) Vërtetimi nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
ë) Vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore;
f) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, publikimet, angazhimet akademike apo të tjera, të përmendura në jetëshkrim.
(Deklarimi i rremë, përveç përgjegjësisë penale sipas ligjit, sjell përjashtimin
nga çdo procedurë e mëtejshme.)
Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 30 janar 2026.
Adresa: Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1.
Tiranë, Shqipëri
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm
Tel.: 00355 4 22 77 401