NJOFTIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË APLIKIMIT PER FUNKSIONIN E ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK
Në mbështetje të neneve 67 dhe 92 të Kodit të Procedurave Administrative, të neneve 25 dhe 26 të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, si dhe të pikave 2, 3 dhe 6 të vendimit nr. 46, datë 26.1.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të detajuara për procedurën përzgjedhëse të kandidaturave për kryetar dhe anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik”, njoftohet zgjatja e afatit të aplikimit për funksionin e tre anëtarëve të Komisionit të Prokurimit Publik, deri më datën 3.6.2026.