Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Rama, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Seul, Kore e Jugut zhvilloi një takim me Kryeministrin e Republikës së Koresë, Kim Minseok, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, në kuadër të 35 vjetorit e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, si edhe zgjerimin e partneritetit, në fusha me interes të ndërsjellë për zhvillimin, teknologjinë dhe inovacionin.

Në postimin e tij pas zhvillimit të takimit, kryeministri Rama u shpreh: “Me Kryeministrin e Republikës së Koresë, Kim Minseok, folëm për 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ngjashmëritë e historive tona dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, me fokus teknologjinë, Inteligjencën Artificiale dhe turizmin.

Gjatë vizitës në Seul, Kryeministri Rama zhvilloi një sërë takimesh me drejtues të kompanive më të mëdha koreane; LG Group, KIA dhe Lotte Group, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimeve në Shqipëri.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.