Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI:

“EKSPERTIZË E JASHTME NË FUSHËN E KOMUNIKIMIT DHE ORGANIZIMIT TË AKTIVITETEVE DHE NISMAVE NDËRGJEGJËSUESE NË NIVEL NDËRKUFITAR DHE LOKAL PËR MENAXHIMIN E PAKETAVE TË PUNËS SË PROJEKTIT STRATEGJIK “SA SKILLS”, NË KUADËR TË PROGRAMIT (INTERREG VI-A) IPA ITALI-SHQIPËRI-MALI I ZI (ADRIATIKU JUGOR) 2021-2027”

 

Në kuadër të zbatimit të projektit “High LEVEL and market-respondent Competences for a Blue and Digitalized Smart and skilled South Adriatic – SA-SKILLS”, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, në cilësinë e partnerit të projektit, fton subjektetet e interesuara të shprehin interesin për ofrimin e ekspertizës së jashtme në fushën e komunikimit dhe organizimit të aktiviteteve dhe nismave ndërgjegjësuese në nivel ndërkufitar dhe lokal.

Subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesën për pjesëmarrje, në përputhje me formën e aplikimit Declaration of the Request to Participate”;
  • Curriculum vitae (CV) në formatin Europass (në gjuhën Angleze);
  • Profilin personal/institucional që demonstron kapacitetet, burimet dhe përvojën e subjektit (në gjuhën Angleze);
  • Kopje të certifikatës së regjistrimit të subjektit (NIPT), në rast se është e aplikueshme;
  • Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, kontrata, etj..

Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës, kërkesat dhe kualifikimet shtesë mund të gjeni në  dokumentin Njoftimi i Kontratës (Contract Notice) bashkëlidhur këtij njoftimi.

Të gjitha subjektet interesuara mund të shprehin interesin duke dorëzuar dokumentacionin e sipër referuar me postë elektronike, në adresën e referuar në dokumentin Përmbledhje e Njoftimit të Kontratës (Summary Contract Notice)”, brenda një afati prej 30 ditësh kalendarike nga data e publikimit të këtij njoftimi.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.