Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Ashtu sic kishte paralajmëruar, qeveria ka vendosur zgjerimin e fashave të orarit të daljes së qytetarëve, si atyre që kanë lidhje me aktivitetet jetike sic është zinxhiri ushqimor apo shërbimi farmaceutik, edhe për të gjithë të tjerët që iu duhet të dalin për të kryer domosdoshmëritë ditore të blerjeve për familjen.

Kështu, duke nisur nga dita e sotme fasha e orarit është rritur me 4 orë e gjysmë, duke nisur nga ora 05:00-17:30, ndërkohë që leja për pazare shkon në 90 minuta, nga 60 që ishte më parë për vetëm një person nga familja.

Ndërsa duke nisur nga e premtja, ora 17:30 deri të hënën ora 05:00 gjithçka e mbyllur. Urdhri më i ri i Qeverisë në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19 hyn në fuqi prej ditës së hënë.

256 urdher.pdf

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.