Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE)
Bashkëpunim për rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian
Çfarë është PPIE?
Video Ilustruese – Platforma e Partneritetit për Integrimin Europian (PPIE)
Sipas Kreut IX, pika 1, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 749, datë 19.12.2018: “Informimi, konsultimi, komunikimi dhe përfshirja e shoqërisë civile, grupeve të interesit, sindikatave, botës akademike dhe organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe në procesin e stabilizim-asociimit realizohen nëpërmjet Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian”
Kuadri Ligjor
Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE) parashikohet si një nga strukturat përgjegjëse për procesin e negociatave.
Strukturat dhe procedurat e funksionimit të saj përcaktohen nga legjislacioni i mëposhtëm:
- VKM nr. 749, datë 19.12.2018, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e Traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”
- Urdhri i Kryeministrit nr. 113, datë 30.08.2019, “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian”
Funksionimi
Në bazë të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 113, datë 30.08.2019, Kreu II, pika 1 (b), ‘’Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian organizohet në 33 Tryeza të Diskutimit dhe Këshillimit, të cilat krijohen në mënyrë analoge me kapitujt e “acquis” të Bashkimit Evropian’’
Klikoni mbi institucionin për të marrë më shumë informacion rreth pjesëmarrjes.
| Kapitulli | Emri i Kapitullit | Institucioni Përgjegjës | |
|---|---|---|---|
| 1 | Lëvizja e Lirë e Mallrave | Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit | |
| 2 | Lëvizja e Lirë e Punëtorëve | ||
| 3 | E Drejta e Vendosjes dhe Liria për të Ofruar Shërbime | ||
| 4 | Lëvizja e Lirë e Kapitalit | Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit & Banka e Shqipërisë |
|
| 5 | Prokurimi Publik | Agjencia e Prokurimit Publik | |
| 6 | Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare | Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit | |
| 7 | E Drejta e Pronësisë Intelektuale | ||
| 8 | Politika e Konkurrencës | Autoriteti i Konkurrencës | |
| 9 | Shërbimet Financiare | Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare | |
| 10 | Shoqëria e Informacionit dhe Media | Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë & AKSHI | |
| 11 | Bujqësia dhe Zhvillimi Rural | Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural | |
| 12 | Politikat e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve | ||
| 13 | Peshkimi | ||
| 14 | Politika e Transportit | Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë | |
| 15 | Energjia | ||
| 16 | Tatimet | Ministria e Financave | |
| 17 | Politika Ekonomike dhe Monetare | Banka e Shqipërisë | |
| 18 | Statistikat | INSTAT | |
| 19 | Politikat Sociale dhe të Punësimit | Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit & Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale |
|
| 20 | Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale | Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit | |
| 21 | Rrjetet Transevropiane | Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë | |
| 22 | Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore | Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor | |
| 23 | Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore | Ministria e Drejtësisë | |
| 24 | Drejtësia, Liria dhe Siguria | Ministria e Brendshme | |
| 25 | Shkenca dhe Kërkimi Shkencor | Ministria e Arsimit | |
| 26 | Arsimi dhe Kultura | ||
| 27 | Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike | Ministria e Mjedisit | |
| 28 | Mbrojtja e Konsumatorit dhe e Shëndetit Publik | Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale & Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit | |
| 29 | Bashkimi Doganor | Ministria e Financave | |
| 30 | Marrëdhëniet me jashtë | Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme & Ministria e Ekonomisë dhe Inovacioni | |
| 31 | Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes | Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme | |
| 32 | Kontrolli Financiar | Ministria e Financave | |
| 33 | Dispozitat Financiare dhe Buxhetore | ||