Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Lundroni në këtë Seksion

Diella lindi më 19 janar 2025 për të lehtësuar me zë, figurë dhe shpejtësi shërbimet online për qytetarët e çdo grupmoshe.

Shërbeu nga janari si Asistente Virtuale e platformës kombëtare e-Albania.

Deri në muajin shtator të vitit 2025, Diella regjistroi 972 mijë ndërveprime, 36 mijë dokumenta të lëshuara së fundmi nga platforma mbajnë vulën e saj digjitale, si një element inovativ që shënon standard të ri në administratën publike shqiptare.

Diella si Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale përfaqëson një hap të guximshëm të Shqipërisë drejt institucionalizimit të teknologjive të avancuara, duke e vendosur vendin në pararojë të inovacionit në rajon dhe më gjerë. Diella ka në misionin e saj rritjen e aksesueshmërisë së shërbimeve publike për qytetarët, digjitalizimin e plotë të dokumenteve dhe proceseve shtetërore si dhe përfshirjen e inteligjencës artificiale në sektorët më të rëndësishëm të vendit.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.