Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Lundroni në këtë Seksion

Ervin Demo, i lindur në Berat, në vitin 1982. Prej shtatorit 2026 ushtron detyrën e Ministrit të Punëve të brendshme. Z. Demo do të drejtojë gjithashtu fushën e pushtetit vendor, e cila është e integruar në strukturën dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Para këtij emërimi, Z. Demo ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë së Beratit (2019–2025), ku u angazhua në përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin dhe transformimin urban të qytetit, forcimin e transparencës, nxitjen e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje, si dhe zhvillimin e turizmit.

Më herët, gjatë 2017–2018, ai ka mbajtur detyrën e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa në periudhën 2012–2016 ka qenë Zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës.

Karriera e tij është e lidhur ngushtë me arsimin e lartë. Që prej vitit 2004, ai është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Z. Demo ka kryer studimet e larta në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar ciklin Bachelor dhe Master. Më pas, ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës, Itali, duke u specializuar në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.