THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI:
EKSPERTIZË E JASHTME PËR MENAXHIMIN LIGJOR DHE FINANCIAR TË PROJEKTIT STRATEGJIK “SA SKILLS”, NË KUADËR TË PROGRAMIT (INTERREG VI-A) IPA ITALI-SHQIPËRI-MALI I ZI (ADRIATIKU JUGOR) 2021-2027
Në kuadër të zbatimit të projektit “High LEVEL and market-respondent Competences for a Blue and Digitalized Smart and skilled South Adriatic – SA-SKILLS”, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, në cilësinë e partnerit të projektit, fton subjektetet e interesuara të shprehin interesin për ofrimin e ekspertizës së jashtme për menaxhimin ligjor dhe financiar të këtij projekti.
Subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Kërkesën për pjesëmarrje, në përputhje me formën e aplikimit “Declaration of the Request to Participate”;
- Curriculum vitae (CV) në formatin Europass (në gjuhën Angleze);
- Profilin personal/institucional që demonstron kapacitetet, burimet dhe përvojën e subjektit (në gjuhën Angleze);
- Kopje të certifikatës së regjistrimit të subjektit (NIPT), në rast se është e aplikueshme;
- Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, etj..
Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës, kërkesat dhe kualifikimet shtesë mund të gjeni në dokumentin “Njoftimi i Kontratës (Contract Notice)” bashkëlidhur këtij njoftimi.
Të gjitha subjektet interesuara mund të shprehin interesin duke dorëzuar dokumentacionin e sipër referuar me postë elektronike, në adresën e referuar në dokumentin “Përmbledhje e Njoftimit të Kontratës (Summary Contract Notice)”, brenda një afati prej 30 ditësh kalendarike nga data e publikimit të këtij njoftimi.